Flash

330 të dënuar të burgut të Rrogozhinës: Vetëm të varfërit janë harruar në qeli

Lapsi.al 7 March 2024
330 të dënuar të burgut të Rrogozhinës: Vetëm

Me një letër të hapur drejtuar institucioneve, 330 të dënuar që po vuajnë heqjen e lirisë në Rrogozhinë i kujtojnë ligjvënësit se ka harruar të varfrit në burgje dhe si krahasim sjellin burgun e sigurisë së ulët ku ata mbahen. Duke u vetëquajtur si të dënuar për herë të dytë, paasi projektligji i amnistisë po i mban peng për shkak të atyre të dënuarve që janë shpallur fajtorë nga gjykata e posaçme, të burgosurit e Rrogozhinës pretendojnë se kjo kategori është e privilegjuar dhe as që mbyllen në të njëjtat qeli me ta.

“Personat që dënohen nga GJKKO nuk arrijnë fare të vijnë në institucionet ku mbahemi ne sepse për këta persona gjykata jep dënime alternative”, akuzojnë të burgosurit e Rrogozhinës. Ata shkruajnë më tej se edhe një person i dënuar nga gjykata e Posaçme, që mbahet në Rrogozhinë i përfundon dënimi në prill 2024.

Megjithatë të dhënat e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve tregojnë se në këtë burg kryesojnë të burgosurit për vjedhje, plagosje por edhe për kultivim hashashi. Ne që jemi popull i thjeshtë shkruajnë të burgosurit e Rrogozhinës nuk përfitojmë dënime alternative. Ka 4 vjet që amnistia nuk po zbatohet dhe kjo është letra e tretë, pas Durrësit dhe Peqinit.

“Ne të burgosurit e Burgut të Rrogozhinës po ju drejtohemi me këtë letër të hapur, lidhur me ngërçin e krijuar për amnistinë penale. Kemi 330 persona të dënuar nga gjykatat me vendim të formës së prerë dhe vuajnë dënimin në këtë institucion dhe vetëm një person rezulton i dënuar në këtë institucion i dënuar nga GJKKO për korrupsion, edhe ky largohet më datë 4 prill 2024. Personat të cilët dënohen nga GJKKO.

Personat që dënohen nga GJKKO nuk arrijnë dot të vijnë nëpër institucionet e vuajtjes së dënimit, sepse për këta persona gjykata jep masa të dënimit alternativ. Ftojmë dhe ju bëjmë thirrje të investigoni, sepse nga ky burg në dy vitet e fundit janë liruar nga gjykata vetëm dy persona dhe këta për korrupsion, një mjek dhe një polic, ndërsa ne pjesa vulnerabël (Popull i thjeshtë) që jemi në pjesën 99%,ndihemi të diskriminuar nga gjykatat, sepse në dy vitet e fundit, asnjë i dënuar nuk ka përfituar nga dënimet alternative.

Arsyeja e kësaj letre të hapur është ngërçi i Amnistisë Penale, e cila na është premtuar prej 2 vitesh nga të gjitha forcat, ne dhe familjeve tona, dhe mendojmë që po na mohohet padrejtësisht për interesa politike. Ju lutemi të uleni dhe të gjeni gjuhën e përbashkët dhe ta votoni këtë akt humanizmi i cili mungon prej 4 vitesh”, - shkruhet në letrën e të dënuarve të burgut të Rrogozhinës.

/LAPSI.al

Të këshilluara

Zbulohet një bazë armatimesh në Vlorë

Një bazë armatimesh është zbuluar në Babicë të Vlorës, ndërsa në pranga raportohet se është vënë një person. Sipas News24, armët e zjarrit janë gjetur gjatë ...

18:44

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI