Flash

Tjetër konflikt për motive pronësie, 61-vjeçari godet me sende të forta vëllanë në Mat

Lapsi.al 6 March 2024
Tjetër konflikt për motive pronësie, 61-vjeçari godet me

Tjetër sherr mes vëllezërish është shënuar ditën e sotme pas atij të ndodhur në Lushnjë. Një 61-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se goditi me sende të forta vëllanë për motive pronësie.

Shërbimet e policisë kapën dhe arrestuan në flagrancë S.S., 61 vjeç, banues në fshatin Midhë, Mat. Ky shtetas, ishte konfliktuar dhe kishte goditur vëllanë e tij, duke i shkaktuar dëmtime në fytyrë.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Midhë, për motive pronësie po konfliktoheshin dy vëllezër, kanë shkuar menjëherë në adresën e marrë duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Digjen dy automjete të parkuara në Cërrik

Dy automjete janë djegur në orët e para të mëngjesit, në lagjen nr.1 në Cërrik. Mësohet se automjetet janë në pronësi të një 31-vjeçari banues në Cërrik. Autori...

09:35

Këmbimi valutor për këtë të mërkurë

Në tregun e këmbimit valutor sot euro do të blihet me 103.5 lekë dhe do të shitet me 104.1 lekë, ndërsa një dollar amerikan blihet me 95.3 lekë dhe shitet me 96...

08:15

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI