Flash

Le Monde: Hashim Thaçi, nga mik i Perëndimit në kriminel lufte

Një analizë retrospektive mbi rrugëtimin e Hashim Thaçit, nga figura kyçe e luftës në Kosovë dhe partneri i preferuar i Perëndimit, deri në përballjen me akuzat e rënda për krime lufte dhe krim të organizuar, duke nxjerrë në pah dilemat dhe hipokrizinë e politikës ndërkombëtare përballë drejtësisë.

20:15

Shtëpia e Bardhë: Kievi nuk ka kërkuar kurrë që trupat perëndimore të luftojnë në Ukrainë

Lapsi.al 6 March 2024
Shtëpia e Bardhë: Kievi nuk ka kërkuar kurrë që trupat

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, kurrë nuk ka kërkuar që trupat perëndimore të luftojnë në pushtimin rus të Ukrainës, tha Shtëpia e Bardhë, pasi presidenti i Francës, Emmanuel Macron, përsëriti se nuk duhet të përjashtohet kjo ide.

“Presidenti Zelensky nuk po e kërkon këtë, ai vetëm po kërkon pajisje dhe aftësi. Ai kurrë nuk ka kërkuar që trupa të huaja të luftojnë për shtetin e tij”, tha për gazetarët zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby.

Macron më herët gjatë 5 marsit tha se “qëndroj plotësisht prapa” deklaratave të bëra javën e kaluar, kur ai tha se nuk duhet përjashtohet mundësia e dërgimit të trupave perëndimore në Ukrainë, deklarata që shkaktuan tronditje në mbarë Evropën.Ai po ashtu tha se aleatët e Ukrainës duhet të mos duken frikacakë kur mbështesin Kievin.

“Sigurisht, ne po i afrohemi momentit për Evropën në të cilin do të jetë e nevojshme që të mos jemi frikacakë”, tha Macron gjatë vizitës në Republikën Çeke. “Dhe besoj se dy shtetet tona janë të vetëdijshme për atë që po ndodh në Evropë, që lufta është kthyer në tokën tonë”.

Ai shtoi se kërcënimi është bërë i pandalshëm dhe po përhapet “çdo ditë” në shtetet evropiane”.

“A është apo nuk është kjo lufta jonë? A mund të mbyllim sytë dhe t’i lëmë gjërat të rrjedhin?”, pyeti Macron. “Nuk mendoj, prandaj bëra thirrje për një rritje strategjike dhe plotësisht qëndroj pas asaj”, shtoi presidenti francez.

Shefi i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme të Rusisë, Sergei Naryshkin, citohet të ketë thënë për mediat ruse se deklaratat e Macronit shfaqin papërgjegjshmërinë e udhëheqësve evropianë dhe se ata po e çojnë botën në prag të një lufte bërthamore.

Shumica e aleatëve evropianë kanë deklaruar se nuk do të dërgojnë trupa në Ukrainë pasi Macron deklaroi më 26 shkurt se nuk duhet përjashtuar mundësia që trupat perëndimore të dërgohen në Ukrainë.

Zyrtarët francezë kanë tentuar të sqarojnë deklaratat e Macronit dhe të minimizojnë kritikat, përderisa kanë insistuar se ka nevojë të dërgohet një mesazh i qartë te Rusia se nuk mund të fitojë në Ukrainë./REL

Të këshilluara

BE gjobit Apple me 1.8 miliardë euro

Komisioni i BE-së gjobit Apple për abuzim në treg. Kompania njoftoi se do të ndërmarrë veprime ligjore kundër dënimit. Komisioni i BE-së ka vendosur një gjob...

11:33

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI