Flash

Sherr mes dy vëllezërve në Lushnjë, përdoren armë zjarri dhe sëpatë, të dy përfundojnë në spital

Lapsi.al 6 March 2024
Sherr mes dy vëllezërve në Lushnjë, përdoren armë

Një konflikt ka ndodhur në fshatin Çukas të Lushnjes, ku dy vëllezër kanë përfunduar në spital.

Mësohet se 70-vjeçari N.M.  ka qëlluar me armë vëllanë e tij 57-vjeçar, ndërsa ky i fundit i është përgjigjur duke e goditur me sëpatë. 57-vjeçari ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa 70-vjeçari ka marrë plagë më të lehta dhe është transportuar me ambulancë. Dyshohet se dy vëllezërit janë zënë për motive pronësie.

Informacion paraprak:

Rreth orës 08:00, në fshatin Qukas i Vjetër, dyshohet se për shkak të konflikteve për motive pronësie, shtetasi H. M. ka goditur me mjet prerës (sopatë), vëllanë e tij, shtetasin N. M., rreth 77 vjeç, ndërsa ky i fundit ka plagosur shtetasin H. M., me armë zjarri pistoletë.

Të dy të dëmtuarit janë transportuar në spital, ku janë në kujdesin e mjekëve. Aktualisht, shtetasi H. M. është në gjendje të rëndë shëndetësore. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit pistoletë dhe mjetin prerës (sopatë), të përdorura gjatë konfliktit.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë të mërkurë

Në tregun e këmbimit valutor sot euro do të blihet me 103.5 lekë dhe do të shitet me 104.1 lekë, ndërsa një dollar amerikan blihet me 95.3 lekë dhe shitet me 96...

08:15

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI