Flash

Shehaj: Rama pronar de facto i zonave të mbrojtura të Shqipërisë (VIDEO)

Lapsi.al 6 March 2024
Shehaj: Rama pronar de facto i zonave të mbrojtura të

Deputeti i pavarur, Agron Shehaj u shpreh sot se ndryshimi i ligjit për Zonat e Mbrojtura shuan përfundimisht çdo shpresë për pronarët.

Sipas Shehajt, Rama do të vendosë se kush prej këtyre pronarëve do japë tokën për ndërtim, kujt prej ortakëve të Ramës dhe me cilat kushte.

Reagimi i Shehajt

Ka me mijëra pronarë tokash në Shqipëri që kanë një ëndërr: Të zhvillojnë pronat e tyre, por nuk munden sepse ato ndodhen në Zona të Mbrojtura. Ndryshimi i ligjit për Zonat e Mbrojtura shuan përfundimisht çdo shpresë për ta.

Me ndryshimin e ligjit, Rama do vendosë se kush prej këtyre pronarëve do japë tokën për ndërtim, kujt prej ortakëve të Ramës do ia japë dhe me cilat kushte.

Ndryshimi i ligjit të Zonave të Mbrojtura e bën Edi Ramën dhe ortakët e tij pronarë “De Fakto” të çdo prone në Zonat e Mbrojtura në Shqipëri.

Në një shtet normal bëhen ligje në mënyrë që pavarësisht se kush është në pushtet, qytetarët të kenë të njëjtat mundësi dhe të drejta. Ne Shqipëri ndodh e kundërta, ligjet bëhen në shërbim të qeverisë, që ministrat të marrin tokat më të mira, të shpallen Investitorë Strategjik dhe të ndërtojnë resorte.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI