Flash

Qeveria bullgare jep dorëheqjen sipas marrëveshjes për ndarjen e pushtetit

Lapsi.al 6 March 2024
Qeveria bullgare jep dorëheqjen sipas marrëveshjes për ndarjen e

Kryeministri i Bullgarisë, Nikolai Denkov, ka dhënë dorëheqje të martën, duke i hapur rrugën partnerit të vet në koalicion, partisë së qendrës së djathtë GERB, ta udhëheqë Qeverinë sipas marrëveshjes që këto dy parti e kishin arritur pas zgjedhjeve të vitit të kaluar.

Megjithatë, kjo ka nxitur një mosmarrëveshje për atë se çfarë do të ndodhë më pas. Zyra e Këshillit të Ministrave njoftoi për dorëheqjen e Denkovit dhe Qeverisë së tij të martën, nëntë muaj pasi koalicioni qeveritar i Denkovit ishte miratuar nga Parlamenti i Bullgarisë me mbështetje nga dy grupet më të mëdha parlamentare – GERB dhe “Ne Vazhdojmë Ndryshimin” (PP-DB). Sipas marrëveshjes së arritur kur GERB dhe PP-DB njoftuan se ishin pajtuar për formimin e Qeverisë vitin e kaluar, Denkov do ta mbante postin e kryeministrit për nëntë muaj dhe pastaj do t’ia dorëzonte detyrën ministres së Jashtme, Maria Gabriel.

“Kjo nuk është lojë politike, por mbajtje e fjalës së dhënë, një shprehje e vazhdimësisë, ndershmërisë politike dhe respektit për qytetarët”, tha Denkov në një komunikatë.

“Tani po e nderoj përkushtimin që ne e dhamë përmes deklaratës së përbashkët më 6 qershor 2023”, shtoi ai.

Denkov dha dorëheqje pasi GERB e paraqiti planin e vet për koalicion më 5 mars, pas disa javësh mosmarrëveshje mes dy partive politike. Mosmarrëveshjet kryesore janë se kush duhet ta marrë detyrën e ministrit të Jashtëm dhe nëse duhet të ketë ndryshime në rregullatorë. Sipas PP-DB, Denkov duhet të bëhet ministër i Jashtëm, por GERB nuk dëshiron ta lëshojë këtë post.

GERB-i propozoi në planin e vet për koalicion që Gabriel ta mbajë postin e ministres së Jashtme për nëntë muajt e ardhshëm dhe të shërbejë si kryeministre njëkohësisht. Ajo propozoi gjithashtu edhe më shumë kohë mes rotacioneve të pushtetit – 15 muaj në vend të nëntë muajve. Sipas marrëveshjes së arritur në qershor për ndarjen e pushtetit, të gjithë ministrat duhet t’i mbajnë postet e tyre, por prej atëherë GERB-i ka kërkuar që disa ministra të zëvendësohen.

PP-DB në shkurt propozoi një traktat sipas të cilët marrëveshja për lidership të përbashkët nuk do të prekej. Por, BERB e hodhi poshtë këtë dhe propozoi draftin për marrëveshje koalicioni.

Të dyja partitë kanë kërcënuar me zgjedhje të parakohshme, nëse nuk arrihet marrëveshje./ REL

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI