Flash

Pasqyra e shtypit / Mediat greke të çmendura pas Belerit

Lapsi.al 6 March 2024
Pasqyra e shtypit / Mediat greke të çmendura pas Belerit

Dënimi i nga Gjykata Speciale i kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Frefi Beleri, ka pushtuar hapsirën mediatike të fqinjit tonë jugor. Pothuajse të gjitha TV dhe gazetat kanë pasqyruar deklaratën e ministrisë së jashtme greke ku vihej në pikpyetje objektiviteti i procesit. Aty thuhej: "Dhe kjo për shkak të lëkundjes së prezumimit të pafajësisë për shkak të deklaratave dhe veprimeve të jashtme që mbronin dënimin dhe duke qenë se dënimi përfundimtar është dukshëm joproporcional në raport me masën e veprës së pretenduar. Dhe masa e dënimit, që të mos dalë nga burgu, e pengon kryebashkiakun e zgjedhur që edhe sot të marrë detyrën dhe e mban kandidatin e mundur në krye të bashkisë, pavarësisht vendimit të shprehur të gjykatës muaj më parë që vendosi shkarkimin e tij të menjëhershëm". Po ashtu si Ta Nea, Prothotema, dhe TV kryesore kanë raportuar një deklaratë rë ish kryeministrit të së djathtës Antonis Samaras i cili mbron idenë se Shqipëria e sotme e Ramës nuk ka vend në Europë”.

“Kathimerini” një nga gazetat më të mëdha në vend i ka kushtuar një hapësirë të rëndësishme, me disa shkrime kësaj çështjeje. Në një koment të Stavros Tzimas, një analist mjaft i njohur dhe me peshë në Greqi, thuhet se dënimi i Belerit nga gjykata në Tiranë “nuk ka habitur askënd” dhe nuk vihet në dyshim se pas këtij akti qëndron Edi Rama.

“Përkundrazi, lirimi i tij do të ishte një surprizë, sepse në atë rast vendimi do të ishte një goditje për Edi Ramën. Me fjalë të tjera, “drejtësia e tij e pavarur” do të shfajësonte Belerin. Dhe për ata që e dinë se çfarë është Rama si personalitet, një zhvillim gjyqësor i ndryshëm nga ai aktual nuk mund të ekzistonte” – thuhet në shkrimin e të përditshmes greke.

Në televizionet greke kanë qenë të shumtë intervistat me familiarët dhe të afërmit e Fredi belerit menjëherë pas dhënies së dënimit. “Që nga dita e parë e arrestimit e deri më sot, i vetmi sugjerim që i është bërë Fredit është humbja e Bashkisë së Himarës. Domethënë të deklarojë dorëheqjen për të fituar lirinë, tha për TV publik grek ERT, Leonardo Beleri i vëllai i kryebashkiakut të zgjedhur duke shtuar: “E priste këtë vendim. Fatkeqësisht, që në momentin e parë synimi i qeverisë Rama ishte që Bashkia e Himarës të qëndronte në të njëjtat duar”, tha ai, duke shtuar se nuk ka mundur të kontaktojë me vëllain, pasi nuk e kanë lejuar. Po ashtu mikrofoni i është dhënë edhe Petro Belerit, djalit Fredi Belerit i cili i ka kërkuar Athinës më shumë angazhim: "Tashmë qeveria greke duhet të marrë një qëndrim të qartë. Të gjithë Himariotët janë të vendosur" ka insistuar ai për ethnos.gr

Tejet interesant është një vëzhgim i historianit dhe filozofit grek, Constantinos Filis i cilia ka bërë një koment në gazetën “Kathimerini”. teza e tij është se Shqipëria në arenën ndërkombëtare është forcuar, se ajo nuk është më ajo e para disa viteve dhe për këtë arsye procesi i Belerit duhet të shërbejë si një pikë kthese që Athina të rishikojë qasjen e saj diplomatike ndaj një rajoni ku ekuilibrat kanë ndryshuar.“Shqipëria, është ndikuar prej disa vitesh nga vende të veçanta, padyshim që i përket sferës së influencës së Shteteve të Bashkuara, por edhe shteteve evropiane, si Gjermania dhe Italia, por edhe Turqia kanë një ndikim të fortë në Tiranë. Me sa duket është Berlini dhe Roma që i japin Ramës besimin se nëse është e nevojshme, ai do të anashkalojë çdo veto greke, ose më mirë, për ta thënë më troç, se Greqisë do t’i bëhet presion që të mos bllokojë negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë në BE” – shkruan Filis.

Analisti grek vëzhgon se “Shqipëria po krijon në mënyrë të qëndrueshme dhe efektive mburoja mbrojtëse përmes partneriteteve dhe bashkëpunimeve me aktorë të fuqishëm brenda Perëndimit, madje duke shitur teza antiruse dhe duke u bërë më simpatike ndaj lidershipeve dhe qarqeve të caktuara.

Në fund të fundit, çështja Beleri është një alarm zgjimi për diplomacinë greke në raport me Ballkanin Perëndimor dhe ekuilibrat dinamikë dhe të rinj që mbizotërojnë. Ne duhet të kemi një plan dhe një vizion për të rikuperuar në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe universale në rajon, sepse konkurrentët tanë tashmë janë vendosur strategjikisht në tabelën e shahut dhe jo vetëm nga Lindja” – mbyllet shkrimi në Kathimerini.

Po ashtu në mediat greke ka zënë gjërësisht vend të mërkurën, një ditë pas vendimit, një tentativë e partisë në pushtet Demokracia e Re për të hartuar një rezolutë me Partitë Popullore Evropiane (EPP), ku i tërhiqet vëmendja Shqipërisë. Në media raportohet se në tubimin që mblidhet sot dhe nesër në Bukuresht, është bërë gati një projekt-rezolutë në të cilën i bëhen disa sugjerime Tiranës për çështjen Beleri. Projekt-rezoluta përmend shkeljen e prezumimit të tij të pafajësisë, persekutimin e një kryebashkiaku që i përket një pakice etnike' si lëvizje kundër vlerave evropiane. Rezoluta përfshin edhe linjën e prerë të Athinës së muajve të fundit, mbi të cilën bazohet qëndrimi tërësisht nënçmues i autoriteteve të Tiranës ndaj “shtetit të së drejtës, të drejtave themelore, të drejtave të pakicës kombëtare greke dhe mbi të gjitha ndaj Acquis komunitare, çka krijon një hendek politik midis Shqipërisë dhe BE-së”.

©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI