Flash

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Zvërneci shitet për 306 mijë euro

Kontrata e shitjes së aksioneve zbulon se kompania që zotëron lejen e zhvillimit për resortin luksoz në bregdetin e Vlorës ndryshoi pronarë përmes një marrëveshjeje offshore mes Holandës dhe Katarit.

14:42

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43

Medvedev publikon hartën e "Rusisë së madhe" dhe kufijve të rinj të Europës

Lapsi.al 6 March 2024
Medvedev publikon hartën e "Rusisë së madhe" dhe
“Ukraina i përket Rusisë dhe është Rusi. Për sa kohë që Volodymyr Zelensky është në pushtet, negociatat e paqes midis Moskës dhe Kievit nuk do të jenë të mundshme. Kërcënimi bërthamor dhe kriza midis Moskës dhe Uashingtonit, janë më serioze se në vitin 1962”. Janë këto deklaratat, njëra më me peshë se tjetra të bëra nga Dmitry Medvedev, nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, si dhe një nga aleatët më të ngushtë të Vladimir Putinit. Medvedev tregoi gjithashtu një hartë gjeografike me kufijtë e rinj (të rivizatuar prej tij). Ukraina, siç mund ta shihni, praktikisht nuk do të ekzistonte më. Një pjesë e madhe e territorit do të bëhej rus, një pjesë minoritare do të ishte polake, një tjetër rumune. Mesazhi i fundit i Kremlinit nuk lë vend për interpretim. Ukraina, në mendjen e Putinit, ose të paktën në mendjen e Medvedevit nuk do të ekzistojë më. Medvedev, i mësuar me deklarata veçanërisht të forta, mbajti një fjalim shumë luftarak në jug të vendit, duke folur në një skenë përballë një harte të rivizatuar të Evropës. Territoret ukrainase, jo vetëm rajonet tashmë të pushtuara si Krimea dhe Donbass ishin të shënuara si pjesë e "Rusisë së Madhe", pjesë e së cilës do të ishte edhe Transnistria, enklava e shkëputur e Moldavisë. "Një nga ish-udhëheqësit ukrainas tha në një moment se Ukraina nuk është Rusi, por ky koncept duhet të zhduket përgjithmonë. Ukraina është padyshim Rusi” - tha Medvedev duke marrë duartrokitje nga audienca. Situata aktuale midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara është më e keqe se në vitin 1962 gjatë krizës së raketave Kubane, kur dy superfuqitë u acaruan rrezikshëm duke shkuar pranë një konfrontimi bërthamor. Në atë kohë Bashkimi Sovjetik po instalonte armë atomike në Kubë të afta për të shkaktuar masakra në Shtetet e Bashkuara duke shënuar pikën më të ulët dhe më të rrezikshme të Luftës së Ftohtë. Medvedev, i cituar nga Ria Novosti, evokoi edhe një herë rrezikun e luftës bërthamore. “Kërcënimi kryesor tani është kërcënimi i një konflikti bërthamor, pavarësisht sa i parëndësishëm mund të duket. Dhe ky kërcënim është 100 herë më i keq se në vitin 1962 gjatë krizës së raketave kubane” - tha Medvedev, duke kujtuar se në atë kohë Rusia nuk ishte në luftë me Shtetet e Bashkuara dhe se të dyja palët thjesht po përpiqeshin të vlerësonin aftësitë e tyre. Tashmë "ata po luftojnë kundër nesh. Shikoni çfarë po ndodh” – thotë Medvedev. Në fund, numri dy i Këshillit të Sigurimit të Rusisë deklaroi se negociatat midis Moskës dhe autoriteteve aktuale ukrainase nuk janë të mundshme, por vetëm me "disa njerëz të rinj" nëse këta "e njohin realitetin që është zhvilluar në terren”. Forcat ruse aktualisht kontrollojnë në mënyrë efektive pak më pak se një të pestën e territorit ukrainas. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43