Flash

LËVIZJET/ Rama bën rokadë zëvendësministrash në qeveri

Lapsi.al 6 March 2024
LËVIZJET/ Rama bën rokadë zëvendësministrash në

Kryeministri Edi Rama ka bërë disa ndryshime në kabinetin qeveritar. Në mbledhjen e kësaj të mërkure janë bërë disa ndryshime zv.ministrash. Adela Xhemali është liruar nga detyra si zëvendësministre e Financave dhe Ekonomisë dhe është emëruar zëvendësministre Financave.

Në vend të saj është emëruar Sokol Duma si zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Olta Manjani është liruar nga detyra si zëvendësministre e Financave dhe Ekonomisë dhe ka kaluar si zëvendësministre e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Qeveria ka liruar nga detyra Vasilika Vjeron, që mbante postin e zëvendësministres së Financave dhe Ekonomisë dhe është emëruar zëvendësministre e Financave.

Endrit Yzeiraj është liruar nga detyra si zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë dhe është emëruar zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Këto ndryshime vijnë edhe për shkak të ndarjes së Ministrisë së Ekonomisë nga ajo e Financave dhe krijimit të ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI