Flash

E rëndë në Korçë, 73-vjeçari i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni

Lapsi.al 6 March 2024
E rëndë në Korçë, 73-vjeçari i jep fund

Një 73-vjeçar ka humbur jetën pasi është hedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte në Korçë.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, në lagjen nr.6, Korçë.

Ende nuk dihen motivet që e kanë shtyrë të moshuarit t’i japë fund jetës. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave.

Detaje nga policia: 

Më datë 06.03.2024, rreth orës 12:00, në lagjen nr.6, Korçë, dyshohet të jetë vetëhedhur nga kati i tretë i një pallati, shtetasi F. Sh., rreth 73 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI