Flash

Denoncoi për dhunë Princ Lekën/ Del ekspertiza mjeko-ligjore e Elia Zaharias

Lapsi.al 6 March 2024
Denoncoi për dhunë Princ Lekën/ Del ekspertiza mjeko-ligjore e

Ka përfunduar aktekspertimi mjekoligjor ndaj Elia Zaharias, pas denoncimit që i bëri ish-bashkëshortit për dhunë.

Sipas këtij aktekspertimi, rezulton se aktorja ka shenja dhune në dorë dhe në krah.

Lexo më tej: Del video/ Britma, ankesa dhe dhunë mes Leka Zogut dhe Elja Zaharias 

Kujtojmë se edhe Princ Leka, edhe Elia Zaharia, kanë bërë denoncim të ndërsjelltë, duke akuzuar njëri-tjetrin për dhunë. Po ashtu edhe babai i aktores ka denoncuar në polici Princ Lekës, duke thënë se ky i fundit e ka dhunuar në banesë, ku ndodhej bashkë me mbesën e vogël.

Në rrjet është publikuar dhe një video nga përplasja e Zaharias me Princin. Në video shihet Elia Zaharia e përlotur dhe e revoltuar duke goditur dhe duke i kërkuar llogari Princ Lekës pse ka dhunuar babain e saj të moshuar.

Më tej ajo e akuzon Princin se ka mashtruar shqiptarët me diploma fallso pasi, siç shprehet ajo, “ka vetëm 4 klasë shkollë”.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI