Flash

U kapën në "shtëpi bari", burg për 3 shqiptarët në Britani (Emrat)

Lapsi.al 5 March 2024
U kapën në "shtëpi bari", burg për 3

Tre shqiptarë janë dënuar me burgim nga Gjykata e Bradford Crown në Britani pasi u kapën duke u kujdesur për lëndë narkotike në një shtëpi të “sofistikuar” kanabisi.

Ronaldo Pasha, Bledar Zeqo dhe Elvis Shira u dënuan me tre vjet e nëntë muaj burgim, shkruan BBC. Tre shqiptarët të cilët hynë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar u kapën mat duke u kudjesur për lëndët narkotike të cilat mendohet se arrinin vlerën prej 2,8 mln paund.

Të pandehurit pranuan akuzën e prodhimit të kanabisit. Ata thanë para Gjykatës se u detyruan të punonin në shtëpi bari për të paguar borxhet që kishin.

Pas përfundimt të dënimit tre shqiptarët do të dëbohen automatikisht nga vendi Është vlerësuar se bimët mund të prodhonin më shumë se 280 kg kanabis dhe ngarkesa do të kishte një vlerë midis 2.4 dhe 2.8 milionë paund nëse do të shitej

Pasha, 24 vjeç, ishte burgosur më parë në vitin 2022 për prodhim kanabisi, ndërsa të pandehurit e tjerë, 33-vjeçari Shira dhe 40-vjeçari Zeqo, nuk kishin asnjë dënim të mëparshëm.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI