Flash

Tentoi të vrîste 34-vjeçarin në Athinë, arrestohet i riu shqiptar

Lapsi.al 5 March 2024
Tentoi të vrîste 34-vjeçarin në Athinë, arrestohet i

Policia greke ka vënë në pranga shqiptarin e shpallur në kërkim Marios Tralo, 20 vjeç nga Durrësi. Tralo është arrestuar mbrëmjen e djeshme pasi ndaj tij rëndonin akuzat “vrasje e mbetur në tentativë” dhe “armëmbajtje pa leje”. I riu dyshohej se fshihej në Angli, pasi ishte vërtetuar largimi i tij në Shqipëri pas ngjarjes, por policia ka arritur ta kapë në Athinë.

Kujtojmë se rreth orës 03:30 të 2 shkurtit nga një automjet është hapur zjarr në mënyrë të vazhdueshme ndaj Renis Fejzollit, i cili ndodhej në një park në rrugën “Sidhirokastro” në Athinë.

34-vjeçari u transportua në spital i plagosur, ndërsa policia gjeti në vendngjarje 3 gëzhoja, 1 fishek dhe 1 thikë. Hetimet e policisë zbuluan se Fejzolli i kishte borxh një shumë prej 1000 euro Marios Tralo me të cilin ishin shokë. Ata kanë komunikuar në telefon pasditen e 1 shkurtit dhe e kishin lënë të takoheshin për të zgjidhur mosmarrëveshjet.

Teksa Fejzolli e priste Tralon në parkun ku ndodhi ngjarja, ky i fundit është shfaqur me një automjet “Toyota Yaris” dhe pasi ka hapur xhamin, ka qëlluar me armë drejt tij. Bashkë më Tralon në automjet kanë qenë edhe Dushku e Zisis. Në 15 shkurt policia greke ka zbuluar të parkuar në rrugën “Iraklideon 69” në Athinë motorin në pronësi të Marios Tralo dhe brenda tij është gjetur 1 pistoletë tip “Glock” me një krehër me dy fishekë.

Marios Tralo rezulton me precedentë penalë për “drejtim mjeti në mënyrë të rrezikshme”, “fyerje”, “dëmtim pasurie”, “shkelje të ligjit mbi armët”, “shkelje të ligjit për lëndët e varësisë dhe dispozitave të tjera” dhe “shkelje të kodit të qarkullimit rrugor”.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI