Flash

Përndoqi një 31-vjeçare, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë

Lapsi.al 5 March 2024
Përndoqi një 31-vjeçare, arrestohet 41-vjeçari në

Një 41-vjeçar është arrestuar në Tiranë nën akuzën se ka përndjekur dhe i ka shkaktuar pasiguri një 31-vjeçareje. Ai ka qenë i dënuar më parë, për veprën penale pasi ka përndjekur të njëjtën vajzë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi:

Tiranë

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 3, operacioni policor i koduar “Same”. Përndoqi një 31-vjeçare, duke i shkaktuar asaj pasiguri dhe frikë, kapet dhe vihet në pranga 41-vjeçari, i dënuar më parë për veprën penale “Përndjekja”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në çdo formë të tyre, pas kallëzimit nga një 31-vjeçare se një shtetas e kishte përndjekur në mënyrë të vazhdueshme, duke i shkaktuar asaj pasiguri dhe frikë, menjëherë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Same", për kapjen e tij.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestua shtetasi L. H., 41 vjeç, banues në Vorë. Ky shtetas ka qenë i dënuar më parë, për veprën penale “Përndjekja”, pasi ka përndjekur të njëjtën shtetase. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI