Flash

Rama: Ne jemi shpëtimtarët e natyrës

Kryeministri Edi Rama gjate takimit ne Shkoder me socialistet tha se ata jane shpetimtaret e natyres dhe jo shkaterrimtaret, duke sjell ne vemendje moratoriumi...

19:20

Parashikimi i motit për këtë të martë, vranësira dhe reshje shiu

Lapsi.al 5 March 2024
Parashikimi i motit për këtë të martë, vranësira

Këtë të martë në vendin tonë pritet kalimi gradual i frontit të ftohtë me presion atmosferik të ulët. Vranësirat dhe shirat do të mbizotërojnë në pothuajse gjithë vendin. Më të theksuara shirat do të jenë në zonat veriore dhe veriperëndimore të territorit. Reshjet e shiut me intensitet të ulët në formën e shtrëngatave afatshkurtra nisin që në orët e para të ditës. Në orët e mbrëmjes reshjet humbasin intensitetin e më pas ndërpriten. Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rënie në të dy vlerat ekstremale ditore duke bërë që minimalet të ulen deri në -2°C në zonat juglindore dhe maksimalet të ngjiten jo më shumë se 18°C.

Kosova

Deri në mesditë republika e Kosovës; paraqitet nën ndikimin e vranësirave të dendura ku herë pas here do të pësojnë zhvillim duke gjeneruar reshje shiu e dëbore në skajet verio dhe veriperëndimor. Pjesa e dytë e ditës do të zhvendosë gradualisht vranësirat. Kjo do të përmisojë ndjeshëm kushtet atmosferike duke rikthyer intervalet e gjata me kthjellime. Edhe gjatë natës parashikohet që kthjellimet dhe vranësirat e pakta të jenë mbizotëruese.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 11°C. Era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë ditës me shpejtësi deri në 40 km/h nga drejtimi Verior dhe Veriperëndimor.

Maqedonia e Veriut

Do të vijojë Republika e MV nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike duke bërë që vranësirat të jenë prezente në të gjithë territorin e MV herë pas here priten zhvillim i tyre duke rrezikuar rrebeshe shiu si edhe reshje dëbore në zona të thella malore. Orët e pasdites do të sjellim mbizotërim të vranësirave dhe reshjeve në pjesën më të madhe të MV. Parashikohet përmirësim i përkohshëm i kushteve atmosferike gjatë orëve të vona të natës.

Europa

Si pasojë e një sistemi të fuqishëm vranësirash që ka përfshirë brigjet veri – veriperëndimore të kontinentit do të diktojë kushtet e paqëndrueshme atmosferike në Europën Qendrore, Europën Juglindore dhe pjesërisht gadishullin Apenin duke sjellë reshje shiu dhe erëra të forta. Ndërkohë me reshje dëbore si edhe temperatura të ulëta do të vijojë moti në Europën Veriore dhe atë Lindore.

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43