Flash

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Panajot Barka letër Mitsotakis: Agjencia shtetërore a lajmeve në Greqi më shkarkoi nga puna, shkak Beleri dhe Vorio Epiri

Lapsi.al 5 March 2024
Panajot Barka letër Mitsotakis: Agjencia shtetërore a lajmeve në

Agjencia Shtetërore e Lajmeve (AMNA) ka vendosur të mos e rinovojë kontratën e gazetarit Panajot Barka.

Me një deklaratë për shtyp publikuar në faqen e tij zyrtare Unioni i Gazetarëve të Athinës proteston për mosrinovimin e kontratës së punës të gazetarit minoritar Barka me Agjencinë Shtetërore të Lajmeve të Greqisë AMNA.

Siç bëhet me dije, gazetarit në fjalë nuk i është rinovuar kontrata pas me shumë se 20 vitesh bashkëpunimi të vazhdueshëm me këtë agjenci.

Konkretisht në deklaratën në fjalë shkruhet: “Bordi Drejtues i Unionit të Gazetarëve të Athinës (ESIEA) dënon vendimin e drejtuesve të AGJENCISË SË LAJMEVE për të mos rinovuar kontratën e korrespondentit të AMNA-s në Gjirokastër Panagiotis Barkas, në mënyrë të padrejtë dhe abuzive, pas më shumë se 20 vitesh bashkëpunim.

Bordi Drejtues i ESIEA-s proteston fuqishëm dhe deklaron se do të qëndrojë në krah të kolegut në çdo veprim ligjor për të mbrojtur të drejtat e tij të punës”.

Mësohet se sot, gazetari Barka ka dërguar drejt shumë institucioneve mediatike, qeveritare dhe mediave e gazetarëve një letër ku përshkruan shkaqet e mosrinovimit të kontratës së tij me Agjencinë Shtetërore greke dhe kërkon solidaritet dhe reagim ndaj këtij veprimi që e quan të paligjshëm dhe të pajustifikuar, një tjetër aksion kundër etikës dhe funksionimit gazetaresk, kundër lirisë së fjalës dhe demokracisë.

Midis të tjerash ai thekson se bëhet fjalë për një sulm të gjithanshëm ndaj tij, që kërkon të frikësojë grekët në Shqipëri që të mos flasin, që ka qëllim ti mbyllë gojën së vërtetës dhe të heshtet ndaj gjithë përgjegjësive për atë që u bë kundër helenizmit në Shqipëri.

Barka thotë se vendimi është produkt i ndërhyrjes politike. “Qarqe të vorioepiriotëve me akses në partinë në pushtet dhe në disa ministra të qeverisë, kanë kërkuar shkarkimin tim nga agjencia -shkruan ai duke shtuar se – këto qarqe nuk ishin dakord me pikëpamjet e mia personale (jo me ato që publikoj tek lajmet e agjencisë) por për çështjet e helenizmit të Vorioepirit, dhe kryesisht të çështjes Beleris, ndaj më akuzuan se nuk ndjek politikën kombëtare”.

Barka ka njoftuar edhe kryeministrin grek, ministrin e Punëve të Jashtme dhe organet e tjera kompetente zyrtare duke kërkuar ndërhyrjen e tyre, por nuk ka marrë përgjigje.

“Është jo vetëm një qëndrim shpifës dhe përçmues ndaj një korrespodenti me bashkëpunim 28 vjet, por për më tepër ndaj të vetmit gazetari grek jashtë Greqisë në mediat publike, kundër një drejtuesi të Minoritetit Kombëtar Grek, themelues dhe deputet i OMONIAS, shkrimtar me aktivitet të pasur në favor të helenizmit, me qindra artikuj dhe prezantime në mediat shqiptare në favor të helenizmit”, shkruan Barka.

Vlen të përmendim se disa ditë më parë Parlamenti Europian ka miratuar një rezolutë që ngre shqetësimin përveç të tjerësh për lirinë e shtypit në Greqi, përqendrimin e pushtetit të medias në duart e oligarkëve si dhe mënyrën e shpërndarjes së subvencioneve shtetërore tek to.

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43