Flash

Operacioni antidrogë, shqiptari hap zjarr ndaj policisë spanjolle

Lapsi.al 5 March 2024
Operacioni antidrogë, shqiptari hap zjarr ndaj policisë spanjolle

Policia spanjolle është përballur me të shtëna arme zjarri gjatë një operacioni antidrogë në një zonë pyjore të Argentonas në Barcelonë. Njësia ARRO e Mossos, pasi u identifikua, tentoi të hapte portën e objektit të dyshuar. Në këtë moment, nga brenda saj është shtënë dy herë me pistoletë.

Njëri nga plumbat ka kapur jelekun antiplumb të një agjenti, ndërsa tjetri ka shkuar bosh.

Agjentët e policisë arritën të thyenin portën dhe të hynin brenda duke arrestuar 3 shtetas shqiptarë, mes tyre edhe agresorin. Mësohet se brenda objektit janë gjetur të kultivuara bimë marijuane, ndërsa detaje të reja pritet të bëhen të ditura në orët ne vijim.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI