Flash

Ish-kryeministri i Greqisë: Shqipëria me Ramën s'ka vend në Europë

Lapsi.al 5 March 2024
Ish-kryeministri i Greqisë: Shqipëria me Ramën s'ka vend

Nga Athina vijojnë të vijnë reagime pas dënimit të Fredi Belerit me dy vite burg nga Gjykata e Posacme. Pas Ministrisë së Jashtme, ka reaguar edhe ish-kryeministri konservator, Antonis Samaras. 

“Dënimi i Belerit jo vetëm që provokon Greqinë, por tregon përbuzje ndaj rregullave që drejtojnë BE-në. Prandaj, Shqipëria e sotme e Ramës nuk ka vend në Europë”, thotë Samaras.

Më herët Ministria e Jashtme e Greqisë deklaroi ndër të tjera se po të monitoronte cështjen e Belerit në shkallën e dytë të gjyqësorit.  Beleri arrestua para zgjedhjeve për “korrupsion aktiv në zgjedhje” dhe për rrjedhojë nuk ka mundur të betohet pasi nuk i është dhënë leje për të dalë nga qelia. ©LAPSI.al

 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI