Pasditen e 5 marsit Facebook dhe Instagram u përfshinë nga një seri problemesh. Shumë përdorues nuk ishin në gjendje të hynin në faqet e tyre sociale. Duke u përpjekur të hapnin aplikacionin, ekrani nuk ngarkohej, por shfaqej një faqe bosh. Qindra mijëra njerëz u dyndën në X (ish-Twitter) për të raportuar keqfunksionimet e produkteve të Meta-s në vende të ndryshme të botës. Pas rreth dy orësh shërbimet u kthyen në normalitet.
Edhe vetë Andy Stone, menaxheri i komunikimit i grupit Meta, përdori X për të njoftuar problemin në platformat e tij, po edhe kthimin në normalitet. Padyshim që Meta kërkoi ndjesë për dëmtimin.
https://twitter.com/andymstone/status/1765064721416245460?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1765064721416245460%7Ctwgr%5Ea2984e06f9578d6cf48c00b805a0ea21eab80b74%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.tgcom24.mediaset.it%2Fcronaca%2Ffacebook-instagram-down-problemi-accesso-utenti_78610890-202402k.shtml
Përdorimi i ish-Twitter-it për të dhënë këtë lajm u përdor menjëherë nga Elon Musk për të tallur konkurrentët përmes një postimi ironik.
https://twitter.com/elonmusk/status/1765048551023734801?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1765048551023734801%7Ctwgr%5Ea2984e06f9578d6cf48c00b805a0ea21eab80b74%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.tgcom24.mediaset.it%2Fcronaca%2Ffacebook-instagram-down-problemi-accesso-utenti_78610890-202402k.shtml
Në rastin e Facebook, faqja dhe aplikacioni e shkëputën automatikisht përdoruesin kur ata përpiqeshin të identifikoheshin. Nëse përpiqeshe të fusje përsëri kredencialet e hyrjes, mesazhi ishte: “Fjalëkalimi që futët është i pasaktë". Në disa raste thuhej: "Ndodhi një gabim i papritur, ju lutemi provoni të identifikoheni përsëri."
Ndërsa në rastin e Instagram-it, mijëra përdorues raportuan se nuk ishin në gjendje të ngarkonin të dhëna apo të shikonin “story”-t. Edhe Threds po ashtu ishte në rënie. Shumë më pak përdorues raportuan probleme. Në këtë rast ka pasur vështirësi me aksesin në aplikacion dhe faqen e internetit. ©LAPSI.al