Flash

Çështja "Partizani"/ SPAK kërkon kthimin në burg të Jamarbër Malltezit, Gjykata e Lartë vendos sot

Lapsi.al 5 March 2024
Çështja "Partizani"/ SPAK kërkon kthimin në burg

SPAK kërkon kthimin në burg të Jamarbër Malltezit, në hetim e çështjes së kompleksit "Partizani". Në Gjykatën e Lartë sot do të shqyrtohet kërkesa e Prokurorisë së Posaçme, që kundërshton masën "arrest shtëpie" dhe ndryshimin e masës në "arrest në burg".

Ndërkohë, po sot në Gjykatën e Lartë shqyrtohet edhe kërkesa e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili kërkon heqjen e masave “Detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit”. Gjykata e Posaçme një ditë më parë shtyu për më 8 mars seancën për heqjen e masës arrest në shtëpi për Berishën dhe dhëndrin Malltezi.

Berisha dhe Malltezi ndodhen nën masën "arrest shtëpie". Ata akuzohen për përfshirje në dosjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani". Si Berisha ashtu edhe Malltezi i kanë kundërshtuar akuzat dhe e kanë cilësuar hetimin si të orkestruar nga kryeministri Edi Rama.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI