Flash

Jepet sot vendimi për Belerin, përfaqësues të ambasadës greke në sallën e gjyqit

Lapsi.al 5 March 2024
Jepet sot vendimi për Belerin, përfaqësues të ambasadës

Merret sot vendimi për Fredi Belerin, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, i cili akuzohet për blerje votash. Vendimi do të jepet nga GJKKO, ndërsa SPAK ka kërkuar 2 vite dhe 6 muaj burg për të.

Në foton më lart është edhe përfaqësuesi i ambasadës greke në momentin që hyn në Gjykatën e Posaçme në Tiranë.

Po ashtu Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 2 vite burg për mikun e tij Pandeli Kokaveshi. Fredi Beleri është arrestuar më 12 maj të 2023-shit dhe akuzohet për blerje të votave në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Siç shihet nga pamjet, të pranishëm në SPAK janë kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule dhe përfaqësuesi i Ambasadës greke. Çështja e Belerit ka sjellë përplasje dhe mes Greqisë dhe shtetit shqiptar.

Një ditë më parë, media greke "Ta nea" publikoi të dhëna kompromentuese për kryegjyqtaren Irena Gjoka që ka qenë e arrestuar dhe më pas e dëbuar nga Greqia për falsifikim dokumentash.

Irena Gjoka, që dikur mbante mbiemrin Shpata (Irena Shpata e cila që nga viti 2011 përdor mbiemrin e bashkëshortit të saj aktual (të dytë) Gjoka) rezulton të jetë arrestuar “për përdorimin e dokumenteve false me të cilat tentonte të tregonte se ishte me origjinë greke” shkruajti Ta Nea.

Arrestimin dhe dëbimin në Greqi, Irena Gjoka e ka mbajtur të fshehtë gjatë procesit të vetingut.

Të dhënat kompromentuese nuk ishin publikuar më herët dhe mbetet për t'u parë nëse do të kenë ndikim në procesin Beleri. Këshilli i Lartë Gjyqësor në vend se të merrte masa për Gjokën e ka mbështetur atë duke kërkuar që trupit gjykues të mos i bëhet presion nga mediat.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI