Flash

Zbardhen propozimet/ Bardhi dhe Gjekmarkaj nga nesër nënkryetarë të Rithemelimit

Lapsi.al 4 March 2024
Zbardhen propozimet/ Bardhi dhe Gjekmarkaj nga nesër nënkryetarë

Nesër pritet të mbahet mbledhja e Këshillit Kombëtar të Rithemelimit.

Poshtë janë propozimet për ndryshimet statutore që do të miratohen ditën e nesërme, duke i hapur rrugë grupit të Gazment Bardhit që të bëhet pjesë e strukturave të Rithemelimit.

Si pasoje e këtyre ndryshimeve, Gazment Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj do jenë dy nënkryetaret e rinj te PD-së së Rithemelimit, së bashku me Laçiano Boçin dhe Oerd Bylykbashin.

Ndërsa

1. Jorida Tabaku

2.Zheni Gjergji

3. Dhurata Cupi

4. Ferdinand Xhaferri

5. Ervin Salianji

6. Tomorr Alizoti

7. Helidon Bushati

do të jenë anëtarët e rinj të kryesisë së PD-së së Rithemelimit.

Janë pikërisht 2 nene që ndryshojnë në Statutin e Rithemelimit.

Konkretisht, në nenin 47 te statutit të PDSH, pas pikës 2 shtohet pika 3 me përmbajtje si vijon;

Në rast se pas përcaktimit të përbërjes së Kryesisë së PDSH, sipas pikës 1 të nenit 47, deputetë anëtarë të Kryesisë së Grupit Parlamentar të PDSH, nuk rezultojnë anëtarë të saj, këta te fundit kooptohet me vendin Kryesie, si anëtarë të saj me të drejta të plota, deri në përfundimin e mandatit parlamentar, ose zgjedhjen e tyre sipas pikës 1 të nenit 47.

Ndërkohë, në nenin 51 të statutit të PDSH, pas pikës 2 shtohet pika 3 me përmbajtje si vijon.

“Në rast se pas zgjedhjes së nënkryetarëve, sipas parashikimeve të nenit 45 rezulton se kryetari i grupit parlamentar të PD-së dhe sipas rastit Nënkryetari/Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë nuk janë fitues sipas kësaj procedure, atëherë ata automatikisht konsiderohen nënkryetarë të partisë për shkak të funksionit. Përgjatë këtij mandati secili prej tyre gëzon dhe ushtron të njëjtat të drejta dhe përgjegjësi si nënkryetarët e zgjedhur, për aq kohë sa gëzon funksionin e drejtuesit të grupit parlamentar të PD dhe/ ose atë të Nënkryetarit/Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë.

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI