Flash

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Gjykata e Apelit pranon kërkesën e Arbër Paplekaj

Lapsi.al 4 March 2024
Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Gjykata e Apelit pranon kërkesën e

Arbër Paplekaj kërkon ndryshimin e vendimit të shkallës së parë që e ka dënuar atë për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, ngjarje që ndodhi në Elbasan pak ditë para zgjedhjeve parlamentare të prillit 2021.

Kërkesa e Paplekaj:

Nga i pandehuri me iniciale A.P, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit të shkallës së parë. Përsëritjen e shqyrtimit gjyqësor, të rindërtohet vendi i ngjarjes, gjë që do të ndihmojë gjykatën të sqarojë mekanizimin e ngjjarjes, të vendoset dhe kryerja e një ekspertimi balistik që të përcaktojë këndin e përdorimit të armëve, drejtimin e qitjes, pozicionin dhe vendodhjen e qitësave, bazuar në tre grupimet e gëzhojave të fiksuara në vendngjarje. Ndryshimin e cilësimit juridik të veprës penale të kryer nga i pandehuri, nga ajo e parashikuar nga neni 79 i K.Penal në “Vrasje e kryer në kushtet e tronditjes së fortë psikike”, parashikuar nga neni 82 i K.Penal.

Vendimi:

Referuar interesimit të medias, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon si më poshtë:

Sot më datë 04.03.2024, nga ora 10:00 – 15:35, në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, u zhvillua seanca e radhës për gjykimin e çështjes penale, ndaj

(i) të pandehurit me iniciale A. P, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, parashikuar nga neni 79 gërma “dh” i K.Penal,

(ii) të pandehurve me iniciale A. N, N. P, D. D, P. B, E. B, E. M, D. D, B.K, të akuzuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim detyre” dhe “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”, të parashikuar nga nenet 248 de 305/b të Kodit Penal, si dhe ndaj

(iii) të pandehurit me iniciale E. B, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”, parashikuar nga neni 305/b të Kodit Penal.

Çështja në apel shqyrtohet mbi bazën e ankimeve të paraqitura :

· Nga i pandehuri me iniciale A.P, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit të shkallës së parë. Përsëritjen e shqyrtimit gjyqësor, të rindërtohet vendi i ngjarjes, gjë që do të ndihmojë gjykatën të sqarojë mekanizimin e ngjjarjes, të vendoset dhe kryerja e një ekspertimi balistik që të përcaktojë këndin e përdorimit të armëve, drejtimin e qitjes, pozicionin dhe vendodhjen e qitësave, bazuar në tre grupimet e gëzhojave të fiksuara në vendngjarje. Ndryshimin e cilësimit juridik të veprës penale të kryer nga i pandehuri, nga ajo e parashikuar nga neni 79 i K.Penal në “Vrasje e kryer në kushtet e tronditjes së fortë psikike”, parashikuar nga neni 82 i K.Penal.

· Nga i pandehuri me iniciale A.N, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit të shkallës së parë, deklarimin e pafajshëm.

· Nga i pandehuri me iniciale N.P, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit të shkallës së parë, deklarimin e pafajshëm, në alternativë aplikimin e nenit 63 të K.Penal.

· Nga i pandehuri me iniciale D.D, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit të shkallës së parë, deklarimin e pafajshëm, në alternativë aplikimin e nenit 63 të K.Penal.

· Nga i pandehuri me iniciale P.B, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit të shkallës së parë, deklarimin e pafajshëm, në alternativë aplikimin e nenit 63 të K.Penal.

· Nga i pandehuri me iniciale E.B, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit të shkallës së parë, deklarimin e pafajshëm, në alternativë aplikimin e nenit 63 të K.Penal.

· Nga i pandehuri me iniciale E.M, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit të shkallës së parë, deklarimin e pafajshëm, në alternativë aplikimin e nenit 63 të K.Penal.

· Nga i pandehuri me iniciale D.D, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit të shkallës së parë, deklarimin e pafajshëm, në alternativë aplikimin e nenit 63 të K.Penal.

· Nga i pandehuri me iniciale B.K, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit të shkallës së parë, deklarimin e pafajshëm, në alternativë aplikimin e nenit 63 të K.Penal.

· Nga i pandehuri me iniciale E.B, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit të shkallës së parë, dënimin e tij me minimumin e parashikuar nga dispozita dhe aplikimin e nenit 63 të K.Penal.

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare znj. Marsela Pepi, anëtarë z. Fatri Islamaj dhe znj. Edlira Petri, pasi dëgjoi ankuesit mbi shkaqet e ankimeve të paraqitura, si dhe prokurorin e apelit Z. Genti Xholi, me vendimin e ndërmjetëm, vendosi:

Të përsërisë pjesërisht shqyrtimin gjyqësor me qëllim marrjen e provave si më poshtë:

-Kryerjen e një ekspertimi kriminalistik nga ekspertë të fushës, duke pranuar kështu kërkesën e të pandehurit A.P.

-Të marrë informacion në lidhje me dy shtetasit, të cilët akuzohen për “Dëshmi të rreme”, kryer në gjykimin e zhvilluar në Gjykatën e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.

-Të merret informacion mbi vijimin e procedimit penal të pezulluar për personat, që kanë qëlluar me armë zjarri në vendngjarje.

-Seanca e radhës do të zhvillohet më datë 18.03.2024, ora 13.30.

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI