Flash

Shpërthimi në Lushnje/ Nisin hetimet për tri vepra penale, rrezikon deputeti i PS-së

Lapsi.al 4 March 2024
Shpërthimi në Lushnje/ Nisin hetimet për tri vepra penale,

Disa ditë pas shpërthimit që u regjistrua në Lushnjë ku humbën jetën babë e bir policia ka referuar në Prokurorinë e Fieri materialet për ngjarjen. Mësohet se referimi është bërë për tre vepra penale, ndërtim i paligjshëm pasi objekti ka devijuar nga leja, shkatërrim prone nga pakujdesia dhe shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë. Më tej mësohet se nuk ka ende persona që janë marrë nën hetim.

Kujtojmë se aksidenti ndodhi pasditen e 1 marsit, ku të vdekur mbetën babë e bir Roland dhe Elidon Hoxha. Pas shpërthimit babai ka ndërruar jetë në vinç, ndërsa i biri u transportua me ambulancë në drejtim të Tiranës, por fatkeqësisht rrugës ka ndërruar jetë.

Nga shpërthimi pati edhe të plagosur, ku tre prej tyre vijojnë të jenë të shtruar në spital, mes tyre edhe deputeti socialist Bujar Çela. Sokol Lumi dhe Bujar Çela, ndodhen nën kujdesin e mjekeve në spitalin e Traumës, ndërsa në Lushnje ndodhet i plagosuri tjetër. Ndërkohë kryetarja e bashkisë së Lushnjës, Eriselda Sefa tha për mediat se është përgatitur grupi i ekspertëve dhe ditën e hënë do të fillojë verifikimi i të gjitha banesave dhe bizneseve të cilët janë dëmtuar nga shpërthimi.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI