Flash

Rama: Ne jemi shpëtimtarët e natyrës

Kryeministri Edi Rama gjate takimit ne Shkoder me socialistet tha se ata jane shpetimtaret e natyres dhe jo shkaterrimtaret, duke sjell ne vemendje moratoriumi...

19:20

Revista amerikane “News Week”: “Rejsi Farma”, importuesi më i madh i markave ndërkombëtare në Shqipëri

Lapsi.al 4 March 2024
Revista amerikane “News Week”: “Rejsi Farma”, importuesi

Revista e njohur amerikane “News Week”, në një speciale të titulluar “Shqipëria, ylli në ngjitje i Europës”, teksa flet për rritjen përtej parashikimeve të ekonomisë shqiptare dhe interesit të lartë të investitorëve të huaj, ka veçuar “‘Rejsi Farma’, si importuesin dhe distributorin më të madh të produkteve farmaceutike në vend, si një model pararojë për vendin. ‘Rejsi Farma’ është ndërtuar mbi standarde europiane, për t’i hapur rrugë misionit të saj për t’u ofruar shqiptarëve akses në të njëjtat produkte cilësore, si qytetarët e Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara”, thuhet në artikull.

“Fokusi ynë ka qenë gjithmonë te cilësia dhe markat prestigjioze ndërkombëtare”, - citohet bashkëthemeluesja e “Rejsi Farma”, Merita Sheqi.

Revista vë në dukje vizionin, i cili qëndron pas strategjisë së kompanisë për të punuar me partnerë ndërkombëtarë, që së bashku me investimet e “Rejsi Farma” në infrastrukturë, standarde dhe trajnime periodike të stafit, e kanë sjellë kompaninë në këto nivele ku është sot.

E themeluar në vitin 1998, “Rejsi Farma” sot është importuesi kryesor në Shqipëri i markave më të njohura ndërkombëtare. Ndonëse e filloi aktivitetin në një kohë kur tregu farmaceutik vendas karakterizohej nga rregullime të kufizuara dhe mbizotërohej nga tregu i zi, ajo u qëndroi besnike parimeve të veta, duke u bërë kompania e parë që filloi investimet mbi standardet europiane. Në këtë mënyrë, kompania nisi bashkëpunimin me emrat më të njohur të tregut botëror të farmaceutikës, një proces që e shndërroi “Rejsi Farma” në një sipërmarrje të suksesshme dhe mbi të gjitha, një partner të besueshëm ndërkombëtarisht, që sot merret për referencë nga revistat më prestigjioze ndërkombëtare.

Sot duket qartë se misioni për t’u ofruar shqiptarëve akses në të njëjtat produkte cilësore si qytetarët e Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara, është arritur bazuar edhe në bashkëpunimin e ngushtë me zyrat e përfaqësive të kompanive Brand, që operojnë në Shqipëri.

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43