Flash

Parashikimi i motit: Java nis me mot të paqëndrueshëm dhe reshje shiu

Lapsi.al 4 March 2024
Parashikimi i motit: Java nis me mot të paqëndrueshëm dhe reshje

Shqipëria do të vijojë nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm duke bërë që vranësirat dhe shirat e dendur të jenë prezente. Herë pas here do të ketë edhe stuhi të forta ere, kryesisht në brigjet joniane. Sipas MeteoAlb, parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin dobësim të intensitetit të shirave në pjesën më të madhe të territorit duke lënë me rrebeshe të përkohshme vetëm skajin veri-veriperëndimor të territorit.

Ndërkohë, temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në orët e mëngjesit, por do të ulen ndjeshëm në mesditë me 3 – 4 gradë C duke luhatur vlerat ditore nga 3°C minimalja deri në 17°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi mbi 60 km/h nga drejtimi jugor dhe jugperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri në 5 ballë.

Kosova

Orët e paradites; në republikën e Kosovës do të jenë në ndikimin e vranësirave të dendura dhe rrebesheve të shiut në pjesën më të madhe të territorit. Më të dukshme vranësirat dhe shirat do të vijojnë në zonat veri-veriperëndimore ku herë pas here shirat paraqiten në formë shtrëngate; situatë e cila do të vijojë deri vonë në mbrëmje ku pritet përmirësim i përkohshëm i kushteve meteorologjike në Kosovë.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë gjatë orëve të mëngjesit, por mesdita sjellë rënie të ndjeshme të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 12°C. Përsa i përket, parametrit të erës ajo do të fryjë e fortë përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë mbi 60 km/h nga drejtimi Verior.

Maqedonia e Veriut

Gjatë paradites; Republika e Maqedonisë së Veriut do të paraqitet nën ndikimin e vranësirave dhe shirave të konsiderueshëm ku hera – herës shirat do të jenë në formë shtrëngate. Më të theksuara në zonat Jugore dhe Jugperëndimore të RMV. Orët e pasdites do të sjellë dobësim të ndjeshëm të intensitet të shirave në pjesën më të madhe të RMV duke lënë me shira të izoluar skajin verior – verilindor të RMV. Përsa i përket uemperaturave të ajrit do të pësojnë rritje të lehtë gjatë orëve të mëngjesit, por mesdita sjell rënie të ndjeshme të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 12°C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 55 km/h nga drejtimi permanent Verior.

Europa

Zhvillimi i ciklonit të Islandës ka bërë që pothuajse i gjithë kontinenti Europian të jetë nën ndikimin e vranësirave të dendura, të cilat do të gjenerojë rrebeshe shiu. Reshjet e shiut parashikohet që më të shumta të jenë në Europën Veriperëndimore, Europën Jugore si edhe pjesërisht në Qendër, ku herë pas here; rrebeshet e shiut do të shoqërohen me stuhi të forta ere.

Po ashtu; vranësira dhe reshje të konsiderueshme dëbore do të kenë vendet Nordike, ndërsa në ndikimin e motit te kthjellët dhe vranësirave të paraqiten; gadishulli Iberik si edhe gadishulli Apenin.

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI