Flash

Pa opozitën në tryezë/ Gjiknuri e Alibeaj takohen me zyrtarë të ODIHR për reformën zgjedhore

Lapsi.al 4 March 2024
Pa opozitën në tryezë/ Gjiknuri e Alibeaj takohen me zyrtarë

Bashkëkryetarët e Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj kanë zhvilluar sot një takim me zyrtarë të ODIHR për t’i informuar këta të fundit për ecurinë e deritanishme të punës së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore.

Me ane te nje postimi në Facebook, Gjiknuri thote se ‘u dakordësuam për modalitetet e mëtejshme të punës në fazën e hartimit të drafteve ligjore dhe ndihmën konkrete që do të japë ekspertiza e ODIHR-it’.

“Bashkë me kolegun Alibeaj zhvilluam një takim me drejtuesit e ODIHR-it, të cilët i informuam për ecurinë e deritanishme të punës së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore. U dakordësuam për modalitetet e mëtejshme të punës në fazën e hartimit të drafteve ligjore dhe ndihmën konkrete që do të japë ekspertiza e ODIHR-it”, shkruan Gjiknuri.

Opozita ka kërkuar vazhdimisht të ketë bashkëkryetrin në këtë komision, kërkesë që nuk është marrë parasysh nga Rama e Basha. Duket se edhe kësaj radhe reforma zgjedhore do të jetë një arnim tjetër pa shkuar realisht në themel të sistemit dhe një Kodi Zgjedhor që garanton zgjedhje të lira.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI