Flash

Me Ramën në Kuçovë, kush është njeriu i familjes së Erdogan dhe "truri" i dronëve (FOTO)

Lapsi.al 4 March 2024
Me Ramën në Kuçovë, kush është njeriu i familjes

Mes të pranishmëve sot në Kuçovë për inagurimin e bazës së NATO-s ishte edhe Haluk Bayraktar, CEO i kompanisë turke “Baykar” që prodhon dronët që ka marrë në përdorim Shqipëria.

Haluk Bayraktar duket se ka udhëtuar vetë sot për të bërë dorëzimet apo me porosi të Erdoganit. Gjatë ceremonisë së zhvilluar sot në Kuçovë, Edi Rama është parë disa herë të fotografohet me të e të qëndrojë afër duke biseduar.

Haluk Bayraktar është vëllai i Selçuk Bayraktar, i cili është martuar me vajzën e Presidentit Erdogan, Summeye.

Selçuk Bayraktar konsiderohet si truri i teknologjisë së dronëve në Turqi, i cili pas studimeve në Amerikë u kthye dhe nisi provat për prodhimin e tyre më shumë se një dekadë më parë. S

elçuku është tani në Parlamentin e Turqisë dhe ka statusin e dhëndrit të Presidentit Erdogan, ndërkohë që përfaqësimin e kompanisë ia ka lënë vëllait të tij, Halukut.

Të këshilluara

Prishtinë, dy gra rrahin një burrë

Një burrë në Prishtinë ka raportuar se dy gra kanë ushtruar dhunë fizike dhe psiqike ndaj tij. Policia ka bërë të ditur se njëra nga të dyshuarat është arrestua...

16:32

Vdes një ushtar i KFOR-it në Kosovë

Një ushtar i KFOR-it ka vdekur derisa ishte në gjumë. Kështu njoftoi përmes një komunikate Misioni Paqeruajtës i NATO-s në Kosovë. Në njoftim thuhet se shkaq...

20:26

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI