Flash

Arrestohet në Dubai, Merxhan Çeliku, pjesë e grupit që mashtronte me "Call center"

Lapsi.al 4 March 2024
Arrestohet në Dubai, Merxhan Çeliku, pjesë e grupit që

Merxhan Çeliku, ndaj të cilit Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg, për mashtrime nëpërmjet Call Centera-ve, është arrestuar nga policia në Dubai.

32-vjeçari sipas policisë, fshihej në Emiratet e Bashkuara dhe u arrestua në kuadër të operacionit ‘Platformat’, me qëllim ekstradimin në Shqipëri.

Merxhan Çeliku, pjesë e grupit të Amant Josifit, dyshohet se nëpërmjet thirrjeve telefonike, për të investuar në tregjet online, u kanë zhvatur të huajve rreth 6.1 mln euro,

Grupi ku dyshohet se merrte pjesë Meraxhan Çeliku, akuzohet se nëpërmjet thirrjeve telefonike, ka mashtruar shtetas nga Shqipëria, RMV-ja, Gjeorgjia dhe Ukraina, për të investuar në tregje online. Nga mashtrimet, grupi i strukturuar kriminal ka përfituar shuma të mëdhaja parash.’- njofton policia.

Gjykata e Posaçme e Shkalles së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar 32-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Kujtojmë se më 10 shkurt të këtij viti, 5 personat e arrestuar në një operacion të “EuroJust” në vitin 2022, nga SPAK dhe partnerëve perëndimor për mashtrimet përmes Call Center-ave, u dërguan për gjykim nga Prokuroria e Posaçme.

Ata janë pjesë e grupit të Amant Josifit, për të cilin SPAK është dakordësuar me autoritetet spanjolle që hetimin personalisht për të, ta bëjnë ato, për shkak të marrëveshjes së ekstradimit midis dy vende. Biznesmeni Josifi u arrestua në shtator 2023 në Dubai, por Spanja dështoi ta ekstradojë, duke pasur parasysh vështirësinë që Emiratet e Bashkuara Arabe në raste të tilla, duke u liruar vetëm pak ditë më vonë.

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI