Flash

Ekspertët: Nëse ju vjen një audio në e-mail, mos hapni se është virus

Lapsi.al 4 March 2024
Ekspertët: Nëse ju vjen një audio në e-mail, mos hapni se

Një mesazh zanor që vjen përmes e-mail për të përhapur një virus me qëllime të këqija. Është ky alarmi i fundit që jep kompania e sigurisë në internet Check Point Software. Kjo metodë ishte përdorur në të kaluarën edhe për përdoruesit e WhatsApp, por tashmë në shënjestër janë kompani të ndryshme. Shumë persona e përdorin e-malin edhe nëpërmjet telefonit dhe në momentin e njoftimit për një mesazh të ri ju klikoni për të shkarkuar mesazhin audio që ju kanë dërguar.

Në fakt, në këtë mënyrë ju shkarkoni virusin që zë vend në telefon apo në kompjuter. Sipas ekspertëve të Check Point, javët e fundit ka pasur të paktën 1000 sulme të tilla në mbarë botën. Email-i fillon me një temë që përmban një numër telefoni, i cili kur kërkohet në Google rezulton se nuk është i ligjshëm. Nëse vazhdoni, teksti duket se vjen (por nuk është) nga një shërbim i vërtetë sekretarie.

"Një mesazh zanor mund të jetë efektiv për disa përdorues, ndërsa të tjerët mund të mos e vërejnë atë” - shpjegon Jeremy Fuchs, studiues i sigurisë kibernetike dhe analist në Check Point Software. Ai thotë se hakerat imitojnë marka të njohura dhe emrit të saj i shtojnë një mesazh zanor që të intrigon. “Kriminelët kibernetikë kanë krijuar një mënyrë interesante për të marrë paswordet nga përdoruesit përfundimtarë" – thotë ai.

Dy vjet më parë, studiuesit e Armorblox zbuluan një fushatë hakerimi që synonte përdoruesit e WhatsApp. Hakerat paraqiteshin si zyrtarë nga Qendra e Sigurisë Rrugore të Rajonit të Moskës dhe dërgonin mesazhe zanore me email, për t'u hapur për të dëgjuar një komunikim. Viktima, i bindur se po klikonte për të dëgjuar audion, në fakt hapte një faqe interneti e cila pasi merrte komandën “lejo” nga shfletuesi, instalonte një virus në kompjuter. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Prishtinë, dy gra rrahin një burrë

Një burrë në Prishtinë ka raportuar se dy gra kanë ushtruar dhunë fizike dhe psiqike ndaj tij. Policia ka bërë të ditur se njëra nga të dyshuarat është arrestua...

16:32

Vdes një ushtar i KFOR-it në Kosovë

Një ushtar i KFOR-it ka vdekur derisa ishte në gjumë. Kështu njoftoi përmes një komunikate Misioni Paqeruajtës i NATO-s në Kosovë. Në njoftim thuhet se shkaq...

20:26

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI