Flash

E rëndë në Itali/ Orteku i dëborës zë poshtë 16-vjeçarin

Lapsi.al 4 March 2024
E rëndë në Itali/ Orteku i dëborës zë poshtë

Italia veriore është pushtuar nga moti i keq me reshje të dendura dëbore.

Një adoleshent 16-vjeçar ka humbur jetën në verilindje të Italisë, pranë kufirit me Austrinë, pasi u shtyp nga një ortek. Në të njëjtën kohë, në rajonin veriperëndimor të Valle D’Aosta, pranë kufirit me Francën, një ortek bllokoi hyrjen e tunelit. Fatmirësisht në atë moment nuk kishte asnjë mjet në tunel, përndryshe mund të kishte ndodhur tragjedia, raportojnë mediat italiane.

Të paktën 3000 persona, kryesisht banorë të përhershëm, por edhe turistë që ndodhen në fshatrat përreth, kanë mbetur të bllokuar dhe aktualisht makinat për heqjen e borës po përpiqen të hapin hyrjen e tunelit.

Gjithashtu në të njëjtin rajon, 2000 persona të tjerë u evakuuan si masë paraprake, pasi rrugët u bllokuan nga autoritetet për shkak të rrezikut të lartë të ortekëve.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI