Flash

Dekonspiroi kundërsulmin e Ukrainës, kërkohet mbi 16 vjet burg për ushtarin amerikan

Lapsi.al 4 March 2024
Dekonspiroi kundërsulmin e Ukrainës, kërkohet mbi 16 vjet burg

Një anëtar i Gardës Kombëtare Ajrore Amerikane është deklaruar fajtor për postimin e dhjetëra dokumenteve të klasifikuara në internet në një nga rrjedhjet më të bujshme të viteve të fundit. Prokurorët kërkuan që Jack Teixeira, 22 vjeç, të dënohet deri në 16 vjet e 8 muaj burg. Teksa punonte në një bazë të Gardës Kombëtare Ajrore, ai postoi dokumente në Discord, një platformë e njohur për lojtarë online.

Materiali përfshinte harta, imazhe satelitore dhe të dhëna të inteligjencës së aleatëve të SHBA. Teixeira u deklarua fajtor për 6 akuza. Gjatë seancës dëgjimore ai foli shkurt për të konfirmuar pajtimin e tij për marrëveshjen për pranimin e fajësisë. Prokurori amerikan, Joshua Levy u tha gazetarëve se qeveria po kërkon një dënim shumë të rëndë me burg në mënyrë që të dërgojë “një mesazh të fuqishëm parandalues”.

Teixeira filloi të shpërndajë informacione në fund të vitit 2022 me një komunitet të vogël të apasionuarish të armëve dhe ushtarakëve në një aplikacion të quajtur Discord. Fillimisht dokumentet qëndruan brenda grupit, por Teixeira shprehu zhgënjimin që miqtë e tij në internet nuk e kuptuan domethënien e tyre.

Megjithatë informacioni shpejt u rishpërnda në kanale publike. Dokumentet arritën deri në rrjetet e mëdha të mediave sociale dhe u kapën nga kanalet pro-Kremlinit dhe blogerët ushtarakë. Disa dokumente zbulonin situatën e ushtrisë së Ukrainës dhe kundërsulmin e saj verën e kaluar që më pas dështoi. ©LAPSI.al

Jack Teixeira in a photo posted on social media

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI