Flash

Çudia në RTSh/ Regjizorin e heqin nga puna se lavdëroi emisionin ku punonte vetë

Lapsi.al 4 March 2024
Çudia në RTSh/ Regjizorin e heqin nga puna se lavdëroi

Televizioni publik shqiptar ka një traditë të konsoliduar në prodhimin e situatave komike, aq sa mund të konsiderohet një shkollë barcaletash e medias shqiptare.

Nuk ka si të ndodhë ndryshe me një institucion në krizë identiteti, që lindi si mjet propagande i diktaturës komuniste dhe po mbijeton si altoparlant i ndryshkur i qeverive ramiste.

Situata më e fundit absurde ka ndodhur pak ditë më parë, kur regjizorit të një emisioni në RTSH i lindi ideja të postojë një vlerësim në Instagram për emisionin ku punonte vetë. Bëhet fjalë për regjizorin Ergi Hasko i cili postoi një foto në Instagram dhe shkruajti: "I vetmi emision i vlerave në RTSH @një natë sa një jetë".

Kaq ka mjaftuar dhe regjizori është pushuar nga puna.

Sipas drejtorit të RTSH, Alfred Peza ky postim ka dëmtuar reputacionin e televizionit publik shqiptar. Nëse nuk do të ishte dokumenti më poshtë, një idiotësi si kjo është e pamundur të besohet.

Kuptohet se arsyetimi më lart është thjesht një pretekst.

Gabimi i vërtetë i regjizorit është se nuk ka llogaritur prapaskenat, kulisat dhe sherret që konsumohen brenda një gërdalle të madhe institucionale si televizioni publik shqiptar. Kuptohet se të gjithë punonjësit duhet t'i llogarisin mirë tani zhvillimet në nëntokën e RTSH, pasi aty janë si kriteret për të ecur para, ashtu edhe pengesat që të lënë pa punë.

Dikur, në biseda me gazetarët, Edi Rama e quante pa mëshirë RTSH-në një "maskaradë tropojane". Pas shumë vitesh që socialistët janë në pushtet, duhet thënë se reformimi i këtij institucioni është një mision i dështuar.

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI