Flash

Berlini në alarm/ Si arriti Rusia të kapte biseda sekrete të ushtrisë gjermane

Lapsi.al 4 March 2024
Berlini në alarm/ Si arriti Rusia të kapte biseda sekrete të

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius ka bërë thirrje për unitet pas publikimit nga Rusia të një bisede të oficerëve të lartë të aviacionit luftarak gjerman. "Bëhet fjalë për një sulm hibrid të disinformimit, bëhet fjalë për përçarje, dhe minim të unitetit tonë", - tha politikani socialdemokrat. "Ne nuk duhet të biem në grackën e Putinit."

Prandaj duhet të reagojmë me mençuri, "po jo me më pak vendosmëri". Pistorius ka refuzuar marrjen e masave për personelin ushtarak në këtë moment. Ky do të ishte ekzagjerim, por duhet të sqarohet, nëse në këtë bisedë janë diskutuar përmbajtje sekrete dhe nëse për këtë bisedë shërbimi i konferencave, Webex ka qenë formati i duhur për të komunikuar.

Televizioni rus kishte publikuar të premten në internet një regjistrim të një konference me telefon të oficerëve të lartë të ushtrisë gjermane, bisedë përgatitore para informimit të ministrit të Mbrojtjes. Aty dëgjohet, si kreu i aviacionit luftarak gjerman, Ingo Gerhartz me tre oficerë bisedon për një mision të mundshëm të raketave "Taurus" në Ukrainë kundër sulmuesve rusë.

Informacionet janë pjesërisht me vlerë të madhe ushtarake. Një nga inspektorët e ushtrisë gjermane, thotë se ai e përfytyron se si fillim mund të jepen 50 pastaj edhe 50 raketa të tipit "Taurus", nëse kancelari e ndryshon qëndrimin, përveç kësaj flitet se edhe britanikët në lidhje me raketat që i kanë ofruar Ukrainës "kanë disa njerëz në terren".

Një çështje tjetër për të cilën u bisedua teorikisht, ishin edhe raketat Taurus dhe nëse ato teknikisht do ishin në gjendje të shkatërronin urën e ngritur nga Rusia pas aneksimit të paligjshëm të Krimesë. Apo nëse Ukraina mund të bënte dot goditjen si psh. programimin, pa ndihmën e Bundeswehrit. Publikimi i kësaj bisede tregon problemet e sigurisë brenda ushtrisë gjermane.

Nuk dihet saktësisht si Rusia e ka siguruar bisedën. Por politikani i CDU-së për Mbrojtjen, Roderich Kiesewetter është i mendimit, se Moska ka pasur të dhëna për t'u regjistruar në platformë. "Për fat të keq shtohen të dhënat, se me gjasë një pjesëmarrës rus është regjistruar në Webex dhe nuk ka rënë në sy, që aty ka pasur një numër tjetër telefoni që ka qasje", - tha politikani i CDU-së për ARD. Kieswetter i referohet burimeve profesionale, pa përmendur origjinën e informacionit.

Koha e publikimit të bisedës është zgjedhur me qëllim, thotë si politikani i CDU, Kiesewetter ashtu edhe ministri i Mbrojtjes, Pistorius. "Askush nuk beson seriozisht, se kjo ishte rastësi", - tha Pistorius duke iu referuar publikimit pak pas vdekjes së kritikut të Kremlinit, Aleksej Navalny dhe publikimit të investigimeve për Wirecard dhe Jan Marsalek. "Në fund ka rëndësi që të ne të qëndrojmë të bashkuar", - tha Pistorius. /DW

Të këshilluara

Prishtinë, dy gra rrahin një burrë

Një burrë në Prishtinë ka raportuar se dy gra kanë ushtruar dhunë fizike dhe psiqike ndaj tij. Policia ka bërë të ditur se njëra nga të dyshuarat është arrestua...

16:32

Vdes një ushtar i KFOR-it në Kosovë

Një ushtar i KFOR-it ka vdekur derisa ishte në gjumë. Kështu njoftoi përmes një komunikate Misioni Paqeruajtës i NATO-s në Kosovë. Në njoftim thuhet se shkaq...

20:26

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43