Flash

Baza e NATO-s në Kuçovë/ Si po e fiton Rama mbështetjen e perëndimit

Lapsi.al 4 March 2024
Baza e NATO-s në Kuçovë/ Si po e fiton Rama mbështetjen e

Inagurimi i bazës në Natos në Kuçovë, përtej burive të propagandës, po shihet edhe si një tjetër koncesion që Edi Rama i bën perëndimit, për të kamufluar korrupsionin e tij galopant dhe lidhjet me krimin e organizuar. Së paku kështu e ka parë këtë ngjarje Radioja publike franceze "RFI", me shtrirje në mbarë globin. Në një kronikë të korrespondentit të saj, Louis Seiller, nga ish qyteti Stalin, të titulluar "Mbërritja e NATO-së në Kuçovë ngjall shpresë dhe frikë tek popullësia" jepen zërat e qytetarëve lokalë që e shohin arrdhjen e avionëve të NATO-s edhe si një ogur për më shumë siguri, por edhe si një merak se mos vendbanimi i tyre kthehet në një vijë të parë të frontit nesër.

Por ajo që vë në dukje kronika që Lapsi.al e ka dëgjuar, është se ky mund të jetë një "lëshim" që kryeministri i bën aleatëve në këmbim ndaj tolerimit të regjimin e tij. Kjo ide po zë vend gjithnjë e më shumë në mediat perendimore, sidomos pas paktit Rama Meloni për pritjen e refugjatëve në Shëngjin dhe pas vizitës së sekretarit Amerikan Antony Blinken në Tiranë.

LEXO ME TEJ:

Andi Bushati: Blinken konfirmoi një regjim me mbështetje amerikane 

Menjëherë pas vizitës së sekretarit të shtetit në 15 shkurt në Tiranë, media franceze online që merret me rajonin tonë, "Courrier des Balkans" bëri një analizë ku vërente se "Gjatë tetë orëve të kaluara në Shqipëri, Antony Blinken nuk ka takuar asnjë përfaqësues të opozitës". Duke folur për sjelljen e perendimorëve ajo konkludonte: "Ata bëjnë thirrje për demokraci dhe shtet të së drejtës, por mbështesin autokratë të korruptuar në Ballkan, nga presidenti serb Aleksandar Vuçiç te kryeministri shqiptar Edi Rama".

Po në të njëjtën filozofi mbështetej edhe artikulli me tre autorë, Jean-Arnault Dérens , Laurent Geslin dhe Simon Rico, i portalit më të madh online ne Francë, Mediapart. Ata pyesnin: "Por si u bë regjimi i kryeministrit Edi Rama partneri i privilegjuar i Perëndimit në Gadishullin Ballkanik, ndonëse liritë themelore vazhdojnë të përkeqësohen në Shqipëri"?

Vizita/ Blinken mbron Ramën, hesht për Albin Kurtin

Më poshtë shkrimi jepte dhe përgjigjen: "Ai (Edi Rama /shënim i Lapsi.al) nuk pushon së shpalluri se vendi i tij është “shteti më pro-evropian dhe proamerikan” në rajon. Për më tepër, Tirana është tërësisht në linjë me politikën e jashtme perëndimore për luftën në Ukrainë, por edhe në Lindjen e Mesme. Pavarësisht një popullsie kryesisht myslimane, Shqipëria pretendon kështu se jep mbështetjen e saj të plotë për Izraelin, në dëm të Palestinës. Për të gjitha këto arsye, partnerët perëndimorë janë të gatshëm të fshijnë devijimet “të vogla” të regjimit të tij nga sundimi i ligjit. Vitet e fundit, reforma në drejtësi e kërkuar nga Bashkimi Evropian, për shembull, është devijuar nga objektivat e saj: procesi i verifikimit të integritetit të gjyqtarëve ka shërbyer në realitet për të përjashtuar të gjithë ata që supozohej se ishin pranë opozitës.

Media franceze: Si u bë autokrati Rama aleati më i mirë i Perëndimit 

Vendi po bie gjithashtu në renditjen vjetore të lirisë së shtypit të Reporterëve pa Kufij (RSF). Kjo kishte nxitur edhe zemërimin e Edi Ramës në vitin 2022, i cili denoncoi “gënjeshtrat” e RSF-së.

Flluska befasuese e pasurive të paluajtshme që është krijuar në Tiranë në mënyrë të habitshme nuk po tërheq shumë vëmendje në Perëndim, edhe pse shoqëria civile paralajmëron se ky bum i pakuptueshëm ndërtimi po përdoret mbi të gjitha për të pastruar paratë e drogës".

E tillë me sa duket po konsiderohet edhe lëvizja për ti dhënë NATO-s Kuçovën, ose propozimi për të shndërruar portet shqiptare në baza të aleancës. "Baza është një aset për të gjithë rajonin, ne do vijojmë përpjekjet për të vënë në përdorim të NATO-s edhe portin ushtarak të Porto Romanos”, tha gjatë ceremonisë së hapjes së bazës në 4 mars ministri i mbrojtjes Niko Peleshi. Në fjalën e tij i ngarkuari me punë i SHBA, David Wisner, nuk harroi të shtonte: "Shqipëria është vlerësuar për rolin në ruajtjen stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. Ne qëndrojmë së bashku".

Pikërisht kjo me sa duket e ka bërë edhe kronikën e radios franceze RFI të përfundojë me konkluzionin: Se Rama e blen mbështetjen ndërkombëtare duke u sjellë si një aleat i bindur gjeostrategjik.

©Lapsi.al

 

 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI