Flash

Baza e Kuçovës/ “Deputetët e opozitës i tallën, i ftuan dhe i lanë pa karrige”

Lapsi.al 4 March 2024
Baza e Kuçovës/ “Deputetët e opozitës i tallën,

Këtë të hënë u inaugurua hapja e bazës ajrore të Kuçovës që tashmë do të vihet në funksion të NATO-s. Në ceremoninë e organizuar merrnin pjesë krerët më të lartë të shtetit, por edhe deputetë të opozitës që janë anëtarë të komisionit të sigurisë kombëtare. Por siç shkruan në një reagim, nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, kur kanë shkuar atje, deputetët e opozitës nuk kanë pasur karrige për t’u ulur. Organizatorët sipas tij janë justifikuar se “nuk menduan se ata do të vinin”.

“Deputetët e opozitës në komisionin e sigurisë u ftuan për të marrë pjesë në ceremoni, por çuditërisht kur shkuan atje nuk kishin vende për t’u ulur. Përgjigjja qe: “Menduam që nuk do vinit ndaj nuk ju lamë karrige që të uleshit”. Ermonela Felaj me të njëjtin status si Agron Gjekmarkaj “ku e ku me properëndimore e pro Nato” se zotëria në fjalë, njësoj zëvendëskryetare e Kuvendit, ftohet, ulet dhe ëmbël buzeqesh. Asgjë personale nuk kam këtu, por raporti që pushteti ka me opozitën është irritues në përbuzjen e vet organike. Të mos ftosh është me fisnike se protokolli masakrohet shpesh, por të ftosh dhe të tallesh, ta lësh pa vende është vogëlsi dhe mohim i çdo zakoni e tradite në çdo treve të Shqipërisë” – thotë Gjekmarkaj.

"Një ministër mbrojtjeje, injorant në çdo këndvështrim, servil në çdo gjykim, zarbo në sjellje fyen Opozitën. Kryeministri ishte ai që do fliste dhe ne do dëgjonim, humbi një dekor demokratik që do ja kishte ënda ta shiste. Në fund ai humbi më shumë se ne. Opozita nuk shkoi aty për Edi Ramën, por i takonte të ishte aty. Por as për kaq nuk u kujdesën! U tentua të vidhet historia dhe të ndërtohet një e re pa kujtesë si kompjuterët e përdorur që zarboja shiste dikur.

Çdo shqiptar kujton se kur firmosej marrëveshja e asocim-stabilizimit përfaqësuesit e Opozitës socialiste ishin aty, kur Presidenti Bush erdhi në Tiranë kryetari i grupit parlamentar socialist ishte në pritje, kur hymë në Nato në samitin e Bukureshtit përfaqësuesit e tij atje qenë. Me “zarbo” plotësohen teka, kryhen shërbime, ndyhet politika , zvoglohet Shqiperia por historia të përgjon, të ndjek dhe të vë vulën e saj. Së paku mos e nxirr “zarbon” të kërkojë falje lërë të mendojë se e bëri mirë punën e lakeut. Protokolli nuk është si të shikosh filxhan me Sofkën!” – shkruan Gjekmarkaj. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Prishtinë, dy gra rrahin një burrë

Një burrë në Prishtinë ka raportuar se dy gra kanë ushtruar dhunë fizike dhe psiqike ndaj tij. Policia ka bërë të ditur se njëra nga të dyshuarat është arrestua...

16:32

Vdes një ushtar i KFOR-it në Kosovë

Një ushtar i KFOR-it ka vdekur derisa ishte në gjumë. Kështu njoftoi përmes një komunikate Misioni Paqeruajtës i NATO-s në Kosovë. Në njoftim thuhet se shkaq...

20:26

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43