Flash

Kush po e kërcënon Irenën me tre mbiemra

Lapsi.al 4 March 2024
Kush po e kërcënon Irenën me tre mbiemra

Gazeta konservatore greke “Ta Nea”, shumë pranë partisë në pushtet në Athinë, ka publikuar sot një denoncim sipas të cilit gjykatësja e proceseve të bujshme, Irena Gjoka, ka tentuar të kalojë me dokumenta fallco kufirin e shtetit fqinjë dhe për më tepër, si pasojë e kësaj, i është ndaluar hyrja në këtë vend. Natyrisht, pa qenë naivë, askush nuk dyshon se lajmi “i rrjedhur në media”, është rastësor. 

Prej kohësh, Sali Berisha, gjithëashtu edhe ai i gjykuar nga Gjoka, në procesin e privatizimit të klubit Partizani, e kishte paralajmëruar këtë nga ballkoni i arrestit shtëpiak. Si mediat pranë tij, po ashtu edhe avokatët e liderit demokrat, ishin në djeni të faktit, madje prej ditësh qarkullonin zërat se Fredi Beleri do ti bënte publike dokumentat në seancën e fundit të gjyqit.

LEXO ME TEJ:

Skandali në Ta Nea: "Gjyqtarja Irena Gjoka kaloi në Greqi me dokumenta fallco"

Nuk ka dyshim se një gjë e tillë bëhet në prag të shpalljes së dënimit për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës. 

Nuk ka dyshim, po ashtu, se rinxjerrja në skenë e një ngjarjeje të 22 viteve më parë, kur Irena e sotme mbante një nga tre mbiemrat që ka përdorur në jetë, tenton të diskreditojë figurën e saj si gjyqtare, ti hapë kapitullin e gënjeshtrës para organeve të vettingut dhe të godasë besueshmërinë e trupës ku ajo bën pjesë. 

Pra, në pamje të parë, mund të thuhet se në këtë rast, kemi të bëjmë me një aleancë mes qeverisë greke dhe shtypit pro saj, me opozitën vendase dhe mediave që e mbështesin, për të ushtruar presion mbi procesin gjyqësor. Nga pikpamja formale do të ngjante kështu dhe po formalisht, Këshilli i Lartë Gjyqësor duket sikur bëri detyrën, kur i doli në mbrojtje Irena Gjokës. 

Nga i njëjti këndvështrim, të gjithë ata që mezi presin të ulërasin për përzierien e shtetit grek në çështjet e drejtësisë shqiptare, kanë një argument më shumë për të bërtitur. Edhe ata që duan të fshikullojnë opozitën, se për hallin e Saliut është gati të shesë dhe interesat kombëtare, do të nxitojnë ta bëjnë. Edhe njëherë flamuri i nacionalizmit do të tundet lart e poshtë për të strehuar maskarenjtë.

Sepse, në fakt, fabula e asaj që po ndodh është krejt e përmbysur: Nëse “patriotët” vënë kujën se Athina po kërkon të intimidojë drejtësinë shqiptare, ata që janë të kthjellët, duhet të shqetësohen për mjerimin ku kanë përfunduar prokurorët dhe gjykatësit “e rilindur” prej drejtësisë së re.

Kathimerini në 10 pika/ Manipulimet më të mëdha të procesit Beleri

Nëse Irena Gjoka është ajo që na kanë përshkruar mediat greke, nëse ajo ka gënjyer organet e vettingut për të shkuarën e saj të errët, një gjë e tillë na shpjegon fare mirë atë çka po ndodh sot.    

Problemi nuk është tek frikësimi drejtësisë prej atyre që po gjykon, por tek e kundërta, tek gafurrja e saj, se po ndëshkon në emër të urdhrave që ka marrë nga pushteti. Po qe se Irena Gjoka del me cen, përpara se të tregojmë me gisht ata që ia zbardhën, fiks në këtë moment të shkuarën, ne duhet ta bëjmë këtë për ata që ia njihnin historinë dhe prandaj vendosën ti’a përdorin.   

Këtë tregojë edhe faktet. Për këdo që ka marrë mundimin ta shfletojë sadopak dosjen e procesit të Fredi Belerit, nuk ka më dilema se ai është një gjyq i pastër politik. Një gjë e tillë shihet jo vetëm nga veprimet e SPAK-ut, që ka pranuar të legjitimojë një dosje të denjë për KGB e kohës së Xherxhinskit, por edhe nga ato të gjykatësve të GJKKO-së (ku bën pjesë Irena Gjoka), që kanë refuzuar të sjellin në sallë dëshmitarët që i duheshin mbrojtjes, që kanë stërgjatur shqyrtimin e padive për dëshmitarët e rremë, që kanë pranuar si të mirqena “sekretet” policore në dëm të të akuzuarit. 

Incizimi audio/ Dyshimet se policia futi në kurth Belerin

Një proces i tillë, me prova të manipuluara dhe shkelje flagrante, mund të inskenohet vetëm nga njerëz të kapur. Pranadaj kur flasim për të, pozat patriotike nuk kanë vlerë. Thelbi i kësaj historie nuk qëndron tek ndërhyrja e Greqisë, por tek kapja e drejtësië. Sado brutale dhe e pacipë të duket e para, dëmi që ajo sjell, është krejt i papërfillshëm në raport me efektin që kanë dënimet e vendosura në zyrat e pushtetit. Irena me tre mbiemra është dëshmia se si kjo skemë vihet në jetë. Prandaj dhe rasti i saj s’duhet kaluar në heshtje, qoftë edhe kur denoncimi bëhet nga një flamurtar i “helenizimit” si Beleri.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Sa VLEN Albin Kurti në Maqedoni?

Koalicioni anti Kurti në aksin Tiranë - Prishtinë- Tetovë është tubuar sërish rreth një fabule të re, asaj se kryeministri i Kosovës po tenton të destabilizojë ...

17:05

Një protestë anti Blinken

Protesta e 20 shkurtit, me pjesmarrjen që demostroi, i provoi të gjithëve se në Shqipëri ka një masë të stërmadhe njerëzish që nuk besojnë se vendi drejtohet ng...

19:59

A mjafton kaq për të thirrur BASHKIM?

Në PD po ndodh ajo që dukej e pamundur dy vite më parë, kur vëllezërit armiq demokratë luftuan me hunj dhe gaz lotësjellës kundër njëri tjetrit. Mbështetësit e ...

19:12

Kriza e legjitimimit të projektit socialist

Artikulli "Kriza e legjitimimit të projektit socialist" është pjesa e tretë (dy të parat në linqet më poshtë) e një cikli shkruar nga Blendi Kajsiu  enkas për L...

17:35

Hipokrizia e sulmeve të PD-së ndaj Bolinos

PD-ja po vijon me atë që di të bëjë më mirë, histerizimin e sulmeve ad hominem, target i të cilave këto kohë e ka pasur radhën të jetë gazetari dhe botuesi ital...

16:18

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI