Flash

Të shtëna armësh në Romë, plagosen dy të rinj shqiptarë

Lapsi.al 3 March 2024
Të shtëna armësh në Romë, plagosen dy të rinj

Dy të rinj shqiptarë, të dy 26 vjeç, janë plagosur me armë zjarri në Itali, raporton ANSA. Ngjarja ka ndodhur mes të shtunës 2 dhe të dielës 3 mars në via Casilina, pranë Borgata Finocchio, në periferi të Romës.

Dy shqiptarët, që rezultojnë të dënuar më parë për drogë. Ata janë qëlluar teksa ndodheshin në makinën me të cilin po lëviznin, e cila ishte e marrë me qira. 

Policia ka nisur hetim mbi ngjarjen dhe sipas mediave italiane, dy të rinjtë ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Sipas të njëjtave burime, në vendin e ngjarjes ka pasur të paktën 4 të shtëna. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI