Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Grup pune për të llogaritur dëmet nga shpërthimi në Lushnje

Lapsi.al 3 March 2024
Grup pune për të llogaritur dëmet nga shpërthimi në

Shpërthimi i fuqishëm në kapanonin që ishte në ndërtim e sipër në Lushnje, shkaktoi dëme të mëdha shumë, jo vetëm njerëzore, por edhe materiale.

Nga shpërthimi i fortë, që pasoi me një flakë gjigante, nga shpërthimi i bombolave të oksigjenit, u shkaktuan dëme të mëdha në godinat, biznese dhe shtëpi afër vendngjarjes.

Të gjendur përballë kësaj fatkeqësie, pronarët e bizneseve dhe ata të banesave u shprehën për mediat se dëmet që kishin pësuar ishin të mëdha, ndërsa prisnin ndihmë nga bashkia.

Gazetari Juljan Kasapi konfirmon për BalkanWeb se ka pasur një bisedë telefonike me kryetaren e bashkisë Lushnjë, Eriselda Sefa. Kjo e fundit ka konfirmuar se është përgatitur grupi i ekspertëve dhe ditën e hënë do të fillojë verifikimi i të gjitha banesave dhe bizneseve të cilët janë dëmtuar nga shpërthimi.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI