Flash

Berisha: Vuçiç anuloi zgjedhjet në Beograd, Rama qeveris me vota të vjedhura

Lapsi.al 3 March 2024
Berisha: Vuçiç anuloi zgjedhjet në Beograd, Rama qeveris me

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar anulimin e zgjedhjeve në Beograd. Në protestën e radhës pranë shtëpisë së tij, Berisha tha se vetëm në Shqipëri vijojnë të qeverisin kryebashkiakë të zgjedhur me vota të krimit.

“Dy muaj më parë, zgjedhje u zhvilluan në Beograd, Serbi. E vërteta Vuçiçi dhe Rama nuk pranojnë kurrë votën e lirë. Por megjithatë dua të ju them këtu se në rezultatin e përgjithshëm diferenca mes opozitës dhe qeverisë serbe ishte 71%, 19% kishte opozita serbe.

Në Shqipëri 40% mori opozita pa financime, pa komisionerë, pa logo. Në Beograd anulohen zgjedhjet, kurse në Shkodër, në Durrës, Elbasan, Tiranë, vazhdojnë qeverisin bashkiakët që fituan mbi krimin. Kjo është padrejtësi.

Absolutisht e kam deklaruar dhe e deklaroj 100 herë se Aleksandër Vuçiç meriton të shkojë në Hagë si doktrinar gjenocidi, se ai përfaqëson një Putin të vogël, por vota e serbëve nuk është më e rëndësishme se vota e shqiptarëve. Pse e solla këtë shembull. E solla sepse po nuk u ngritëm vetë, po nuk morëm fatin tonë në duart tona, nuk kemi pse të presim nga askush, përveç se vetja jonë” – tha Berisha. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI