Flash

Beleri padit në SPAK shefin e komisariatit të Himarës dhe të infiltruarin e tij

Lapsi.al 3 March 2024
Beleri padit në SPAK shefin e komisariatit të Himarës dhe të

Kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Himarës, Alfred Beleri ka dorëzuar në SPAK një kallëzim penal ndaj shefit të komisariatit të këtij qyteti, Ermal Ajdini si dhe ndaj Arsen Ramës, personit që polici përdori si të infiltruar për të ngritur akuzat ndaj tij. Në kallëzimin që lapsi.al disponon thuhet se zbardhja në gjykatë e tabulateve telefonike dhe pamjeve të kamerave të sigurisë të Ajdinit dhe Ramës kanë zbuluar se e gjithë çështja e ngritur ndaj tij ishte një kurth dhe e sajuar me prova të falsifikuara.

“Nga provat e cituara më lart, provohet që në asnjë ditë dhe orë, në periudhën 08.05.2023 - 12.05.2023 ora 00:14 minuta, kur është kryer kapja në “flagrancë” e të pandehurit Beleri pasi kishte mbaruar se konsumuari darkën, nuk ka takuar shtetasin Arsen Rama, për pasojë nuk ka kryer bisedat e pretenduara të përgjuara, me objekt shit-blerje votash” – thuhet në padi.

Beleri thotë se në orën 08:40 të datës 10 maj kur sipas prokurorisë ai është takuar me Arsen Ramën para lokal “ICELAND Gelateria” në Potam, Himarë, “ata në të vërtetë kanë qenë të paktën 4 km larg njëri-tjetrit dhe ndërmjet tyre ishin të paktën dhe tre antena të tjera VODAFONE për t’u loguar”.

“Nga të dhënat që prokuroria ka nxjerrë nga DVR e subjektit Ermira Stoli rezulton që në datën 11 maj ora 10:21 një automjet që pretendohet se përdoret nga shtetasi Arsen Rama është parkuar përballë me lokal “ICELAND Gelateria” në Potam, Himarë, drejtuesi ka zbritur nga automjeti në orën 10:23 per disa sekonda dhe ka hipur përsëri më tej është larguar në orën 10:24. Pra nuk ka takuar asnjëri” – thuhet në padi.

“Në datën 11 maj ora 10:17 që sipas deklarimeve të shtetasit Arsen Rama, i pandehuri Beleri duhet të ishte duke biseduar me shtetasin Arsen Rama, në të vërtetë ky i fundit vetëm mund të ketë parkuar makinën, ka zbritur dhe ka rihipur në mjet, nuk ka takuar asnjëri” – thuhet në padi.

Beleri implikon në këtë çështje edhe shefin e policisë Ermal Ajdini që deklaroi se së bashku me Arsen Ramën kanë shkuar në Vlorë në datën 10 maj për të marrë leje përpara prokurorit për të kryer përgjime. Në fakt sipas Belerit, Arsen Rama provohet që nga data 8 maj pas orës 12:30 deri në 11 maj rreth orës 23:30 ai ka qenë në Himarë dhe nuk ka qenë asnjëherë në Vlorë.

“Dëshmitari ka pohuar para gjykatës se është takuar 3 herë me të pandehurin Beleri në të gjitha rastet jashtë lokal “Iceland” në Potam, Himarë. Dëshmitari nuk kujtonte asnjë datë apo ditë, por shpjegoi se një ditë janë takuar paradite dhe pasdite, gjatë orëve të darkës” – citon Beleri.

“Dëshmitari pohoi se pasi të gjitha këto veprime kanë përfunduar ka marrë një shpërblim nga policia e shtetit, masa e të cilit nuk i kujtohej. Por sipas tij, kur ka bërë marrëveshjen nuk i është premtuar ndonjë shpërblim”- shton ai.

“Deklarimet e dëshmitarit Arsen Rama në gjykatë, se ka ardhur në Vlorë, ka nënshkruar që gjithçka të ishte e ligjshme dhe më pas është kthyer në Himarë dhe ka vijuar me veprimet e përgjimit janë “dëshmi e rreme” dhe përbën vepër penale, sipas nenit 305 i Kodit Penal” – thuhet në padi.

Beleri kërkon që të nisin menjëherë hetimet për veprat penale “Falsifikimi i dokumentave”, “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, “Kallëzimi i rremë”, “Dëshmia e rreme para oficerit të policisë gjyqësore”, “Dëshmia e rreme”, “Korrupsioni aktiv i dëshmitarit”, “Fillimi i paligjshëm i ndjekjes penale”, “Pengimi i subjekteve zgjedhore” dhe “Shpërdorimi i detyrës”. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Ekskluzive/ Antenat e celularëve që shkatërruan provat e fabrikuara të procesit Beleri

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI