Flash

Qesharake/ Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Arrestohet nga policia brenda Big Brother Albania konkurrenti

Lapsi.al 3 March 2024
Arrestohet nga policia brenda Big Brother Albania konkurrenti

Konkurrenti më i ri i Big Brother, i cili i ishte bashkuar spektaklit mbrëmë, ndërpreu garën e tij pasi rezulton i dënuar për mashtrim. Madje gjykata e ka dënuar me 2 vite e 6 muaj burg.

Liam Osmani, sipas burimeve zyrtare, akuzohet se në vitin 2019, nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar 17 bileta turistike për në Gjermani, për të cilat nuk ka kryer pagesat përkatëse.

Kujtojmë se Osmani u bë dje pjesë e spektaklit të Big Brother, duke u futur në garë për çmimin prej 100 mijë euro, por siç duket ka harruar problemet me drejtësinë. Ka qenë prokuroria ajo që ka urdhëruar ekzekutimin e masës së dhënë nga gjykata.

“Strukturat e Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin bënë ndalimin e shtetasit Liam Osmani, 44 vjeç, teksa ai ndodhej në shtëpinë e Big Brother Albania Vip 3. Prokuroria e Tiranës, më datë 09.05.2022, ka dërguar urdhrin për ekzekutimin e vendimit penal të datës 23.02.2022, për dënimin e këtij shtetasi me 2 vjet e 6 muaj burgim për veprën penale “Mashtrimi”.

Ky shtetas, në vitin 2019, nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar 17 bileta turistike për në Gjermani, për të cilat nuk ka kryer pagesat përkatëse. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI