Flash

Zyrtari amerikan: Gati armëpushimi 6-javor, por varet nga Hamasi nëse do të lirojë pengjet

Lapsi.al 2 March 2024
Zyrtari amerikan: Gati armëpushimi 6-javor, por varet nga Hamasi nëse

Një zyrtar i lartë i qeverisë amerikane tha se armëpushimi 6-javor mes dy vendeve dhe lirimin e 200-300 të burgosurve është gati. Megjithatë ai shton se lirimi i pengjeve varet nga Hamasi.

 “Pengjet duhet të lirohen”, u tha zyrtari gazetarëve. “Marrëveshja në thelb ekziston. Por nuk dua të krijoj pritshmëri nga njëra anë apo tjetra. Izraelitët pak a shumë e kanë pranuar atë. Dhe një armëpushim gjashtë-javor mund të fillojë sot në Gaza nëse Hamasi pranon të lirojë një kategori shumë specifike pengjesh të cenueshme”, shtoi zyrtari amerikan. Për momentin bisedimet vazhdojnë për të nënshkruar një marrëveshje përpara fillimit të Ramazanit.

Një delegacion i Hamasit do të udhëtojë në Kajro ku negociatat për një armëpushim në Gaza do të rifillojnë nesër.

Më herët grupi i militantëve të Hamasit ka propozuar një plan prej 3 fazash ku sipas tyre garantohej lirimi i të gjithë pengjeve dhe përfundimi i konfliktit në Rripin e Gazës. Hamasi bën thirrje që në fazën e parë, të liroheshin gratë që janë marrë peng dhe të rindërtoheshin spitalet dhe kampet e refugjatëve.

Në fazën e dytë të bëhej lirimi i të gjithë pengjeve izraelitë në këmbim të të burgosurve palestinezë si dhe që Izraeli të tërhiqet plotësisht nga Rripi i Gazës. Ndërsa në fazën e tretë, të bëhej kthimi i trupave të të vdekurve për t’i varrosur sipas ritualeve përkatëse.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI