Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Kurti ndaloi thasët me dinarë/ Vuçiç: Do gjejmë zgjidhje alternative për serbët e Kosovës!

Lapsi.al 2 March 2024
Kurti ndaloi thasët me dinarë/ Vuçiç: Do gjejmë

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, sot në një konferencë për media ka folur për çështjen e dinarit. Ai ka thënë se situata nuk pritet të ndryshojë pavarësisht përpjekjeve të ndërkombëtarëve për ta bindur Kosovën që ta ndryshojë vendimin.

Vuçiç ka thënë se në periudhat e ardhshme, Serbia do të detyrohet që të marrë vendimet të ndryshme përmes të cilave do të gjendet zgjidhje për t’i dërguar pagesat për serbët në Kosovë.

“Gjendja në lidhje me dinarin në Kosovë nuk është përmirësuar apo ndryshuar për mirë, përkundër përpjekjeve të përfaqësuesve ndërkombëtarë për të ndihmuar në situatën e vështirë të serbëve. Nuk ka të dhëna se këto vendime do të ndryshojnë. Në periudhën e ardhshme do të jemi të detyruar të marrim vendime të ndryshme me të cilat do të gjejmë zgjidhje alternative për furnizimin me para, përkatësisht pagesën e pagave dhe pensioneve për popullin tonë në Kosovë”, ka thënë presidenti serb.

“Është fare e qartë se askush nuk nxitohet në këtë çështje. Ai presion ndaj shqiptarëve nuk do të jetë më i madh”, ka thënë presidenti serb.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI