Flash

U kapën me drøgë/ Apeli liron nga qelia 11 të arrestuar, 9 në arrest shtëpie

Lapsi.al 2 March 2024
U kapën me drøgë/ Apeli liron nga qelia 11 të arrestuar, 9

Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për 9 persona të arrestuar në kuadër të operacionit ‘Tempulli’ të shtrirë në gjithë vendin. Apeli vendosi ndryshimin e masës nga arrest me burg në arrest shtëpie për 9 persona, Y. M, E. M, L. V, G. D,  I. B, A. S, Xh. K, F. K, O. Xh. Ndërkohë për dy të tjerë, B. T dhe K. S, Apeli vendosi ndryshimin e masës nga arrest në burg në detyrim paraqitjeje.

Megaoperacioni kundër trafikimit të lëndëve narkotike u shtri në gjithë vendin ku u goditën 23 grupe kriminale dhe u arrestuan mbi 200 persona. Hetimet e kryera nga operacioni 'Tempulli' sollën arrestime në disa qytetet të Shqipërisë, kryesisht në Tiranë dhe Vlorë.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI