Flash

SPAK merr të pandehur edhe zëvendësin e Safet Gjicit në Bashkinë Kukës

Lapsi.al 1 March 2024
SPAK merr të pandehur edhe zëvendësin e Safet Gjicit në

Ish-nënkryetari i Bashkisë së Kukësit Granit Gjana është vënë zyrtarisht nën akuzë. Prokuroria e Posaçme e ka gjetur fajtor për veprën shkelje të barazisë në tendera.

Hetuesit kanë zbuluar se Gjana ka konsumuar këtë vepër penale në dy raste.

Burime për mediat bëjnë më dije se një nga tenderat ka të bëjë me një kallëzim të bërë më 22 Maj nga Florian Cungu.

Ky i fundit është administrator i shoqërisë që humbi tenderat me vlerë 21 milionë lekë, pasi Bashkia Kukës nuk i dha dokumentet.

SPAK thotë se Gjana e ka penguar garuesin “Ufo Cengu” sh.p.k, në mënyrë të padrejtë, duke mos lëshuar dokumentin bashkiak, mungesa e të cilit solli skualifikimin nga dy procedurat e tenderit të karburanti.

Tashmë dosja në ngarkim të tij do të shkoj në gjykatë ne senacë paraprake.

Në këtë fazë do të jetë trupa e cila do të vendosë nëse do ta kaloj për gjykim do ta pushoje apo do t’ia rikthejnë prokurorisë për hetime më të plota.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI