Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Shpërthimi në Lushnjë, shkëputet energjia elektrike në zonë për arsye sigurie

Lapsi.al 1 March 2024
Shpërthimi në Lushnjë, shkëputet energjia elektrike në

Shpërthimi i fuqishëm që tronditi Lushnjën pasditen e së premtes la pas dy viktima, babë e bir ndërsa 7 persona të tjerë mbetën të plagosur. Shpërthimi ishte aq i fortë sa ka lënë pas edhe dëme të shumta materiale. Deri tani besohet se ngjarja e rëndë ndodhi pasi një vinç që punonte në këtë kapanon ra në kontakt me një shtyllë të tensionit të lartë duke çliruar rrymën dhe duke sjellë shpërthimin.

Të plagosurit, mes të cilëve edhe deputeti i Partisë Socialiste Bujar Çela, janë dërguar për trajtim në spital. Mësohet se kapanoni ishte në pronësi të deputetit. Edhe aty dëmet janë të shumta pasi ka materiale të dëmtuara dhe xhama të thërrmuar. Dëme kanë pësuar edhe godinat dhe bizneset që ndodhen pranë ambientit ku ndodhi shpërthimi i fuqishëm.

Ngjarja ka ndikuar edhe në furnizimin me energji elektrike në zonë. OSHEE ka njoftuar mbrëmjen e sotme se për arsye sigurie, kërkuar nga organet e hetimit linja 35kV Plasmas - Hysgjokaj do të qëndrojë e stakuar për disa orë. Nga kjo ndërhyrje pa energji elektrike do të mbeten njësitë administrative Hysgjokaj, Karbunarë e Vogël dhe Ballagat në qytetin e Lushnjës.

“Ekipet e OSSH po punojnë paralelisht për sigurimin e furnizimit të Nst Hysgjokaj nga një tjetër linjë, me qëllimin rikthimin sa më shpejtë te energjisë elektrike në njësitë administrative të lartpërmendura” – thuhet në njoftim. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI