Flash

Shpërthimi në Lushnje/ Dy të vdekur dhe shtatë të plagosur, një deputet në spital

Lapsi.al 1 March 2024
Shpërthimi në Lushnje/ Dy të vdekur dhe shtatë të

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur ditën e sotme në nje kapanon në ndërtim në qytetin e Lushnjes.

Pasojat ishin fatale. Dy persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur. Mes tyre është edhe deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela. Personi që ka humbur jetën është identifikuar nga policia me inicalet L.V.

(Video e shpërthimit)

(Deputeti i plagosur, Bujar Çela i Partisë Socialiste)

Sipas informacioneve të deritanishme, dyshohet se shkaku i shpërthimit ka qenë një vinç, i cili ka këputur linjën e tensionit të lartë. Linja ka rënë mbi depozitën e gazit e cila shpërtheu. Lapsi.al mëson se personi që ka humbur jetën me inicialet L.V. ishte personi që komandonte vinçin.

(Pamje nga vendi i ngjarjes)

Deputeti Çela dyshohet se është gjendur rastësisht në kapanon, pasi biznesi i tij furnizonte magazinat e bizneseve aty.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të mëdha police dhe urgjence.

Lushnje

(Urgjenca në vendin e ngjarjes)

Policia reagoi zyrtarisht duke dhënë detaje për ngjarjen.

"Rreth orës 16:05 në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plasmasit”, në një kapanon në ndërtim dyshohet se gjatë punës, një vinçier duke drejtuar një vinç, akisdentalisht ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm.

Si pasojë e shpërthimit ka humbur jetën shtetasi L. V., dhe janë plagosur tetë shtetas mes tyre dhe deputeti B. Ç., të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjeksore." - njofton policia, e cila shtoi se kanë nisur hetimet për të përcaktuar ekzaktësisht shkakun e ngjarjes.

Të plagosurit janë nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë, ndërsa mësohet se dy prej tyre janë në gjendje të rëndë. Deputeti Bujar Çela është futur në sallën e operimit, por gjendja e tij shëndetësore është stabël dhe nuk rrezikon jetën. ©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI