Flash

PD çon në Gjykatën Kushtetuese ligjin për Komisionet Hetimore

Lapsi.al 1 March 2024
PD çon në Gjykatën Kushtetuese ligjin për Komisionet

Anëtarët e Komisionit të Ligjeve të Partisë Demokratike do të depozitojë sot në Gjykatën Kushtetuese ankimimin e ligjit për Komisionet Hetimore.Deputetja Dhurata Çupi foli për mediat jashtë ambienteve të gjykatës dhe i bëri thirrje Kushtetuese të jetë në lartësinë e integritetin që përfaqëson.

"I bëj thirrje GJK të jetë në lartësinë e integritetin që jep posti i anëtarit të GJK. Ju kujtoj se nuk janë strukturë e PS-së por është një institucion që duhet të këtë integritetin e institucionit që përfaqësojnë. Ka një praktikë që i njohin të drejtën pakicës parlamentare si instrument kontrollit të pushtetit ekzekutiv."- tha Çupi.

Kujtojmë se grupi i opozitës është shprehur kundër miratimit të ligjit dhe dekretimit nga presidenti Begaj, ku kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i kërkoi ta kthente në Kuvend për rishqyrtim ligjin. Sipas Bardhit, hyrja në fuqi e këtij ligji, që në mënyrë antikushtetuese nuk lejon kontrollin efektiv parlamentar nga ana e pakicës, do të minonte çdo mundësi dialogu mes palëve politike në Parlament, për gjetjen e një zgjidhje mbi situatën e krijuar.

Të këshilluara

Damian Gjiknuri paraqitet në SPAK

Ish-ministri i Infrastrukturës dhe Energjitikës, Damian Gjiknuri është paraqitur në SPAK. Ndërkohë që ende nuk dihet arsyeja e mbërritje s së tij në godinën ...

09:21

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI