Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Gjiknuri del nga SPAK pas 6 orësh

Lapsi.al 1 March 2024
Gjiknuri del nga SPAK pas 6 orësh

Ish-ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri doli nga SPAK pas 6 orësh që u mor në pyetje. Në dalje nga prokuroria, Gjiknuri nuk pranoi të flasë për gazetarët, të cilët e pyetën se për kë nga çështjet e përfolura u thirr në SPAK. Gjiknuri u përgjigj shkurt "është sekret hetimor". Damian Gjiknuri është përfolur për disa çështje korrupsioni mes të cilave afera e inceneratorëve dhe skandali McGonigal.

"Ju lutem se s'kam shumë për të deklaruar. është gjëja më normale që të vish të japësh shpjegime për ngjarje që i ke mësuar gjatë ushtrimit të detyrës. Shpjegimet i dhashë në prokurori, kështu që s'kam ndonjë informacion për të deklaruar" tha Gjiknuri për gazetarët.

Video më poshtë:

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI